LAJMI I FUNDIT:

Peci: Kemi miratuar 23 projektligje në Qeveri, buxheti për bujqësinë do të jetë 71 milionë euro

Peci: Kemi miratuar 23 projektligje në Qeveri, buxheti për bujqësinë do të jetë 71 milionë euro

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka thënë se gjatë këtij viti për herë të parë është aprovuar Strategjia për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural 2022-2028 dhe se janë miratuar 23 projektligje në Qeveri.

Në konferencën e fundvitit, Peci tha se janë realizuar 76 milionë euro pagesa për kategorinë e granteve, subvencioneve, dëmeve dhe obligimeve që kanë qenë të papaguara.

“Kemi arritur që për herë të parë në historinë ekzistencës së Ministrisë së Bujqësisë që të aprovojmë në Qeveri, Strategjinë për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural 2022-2028. Njëkohësisht përveç Strategjisë të aprovojmë edhe Strategjinë për Pylltari 2022-2030. Do të hartojmë një numër të konsiderueshëm të koncept-dokumenteve që në përgjithësi kemi realizuar një sukses në avancimin e politikave në këtë sektor. Përveç avancimit të politikave dhe aprovimit të strategjisë për nëntë muaj dhe pas një stagnimi nëntëvjeçar kemi arritur që për nëntë muaj të aprovojmë në qeveri 23 projektligje”, ka theksuar Peci.


Ai ka shtuar se kanë përmbyllur programin e granteve për vitin 2020-2021 në vlerë prej 9.6 milionë eurosh.

“Ne kemi arritur që të shlyejmë pothuajse të gjitha obligimet e grumbulluara ndër vite dhe përveç kësaj të mundësojmë programin e rregullt për subvencione 2021, në vlerë monetare prej 24 milionë euro. Vetëm në kategorinë e subvencioneve kemi arritur që gjatë muajit tetor të alokojmë 24 milionë euro për fermerët tanë. Gjithashtu kemi bërë kompensimin e dëmeve në sektorin e bujqësisë për periudhën kohore 2020-2021. Vlera totale e përkrahjes në kategorinë e granteve, subvencioneve, dëmeve dhe obligimeve që kanë qenë të papaguara arrin vlerën e 76 milionë euro, që është një përkrahje rekorde nga Ministria e Bujqësisë”, ka shtuar ai.

Sipas tij, Ligji për Pyjet është në proces dhe mund të procedohet në ditët e para të vitit të ri në Qeverinë e Kosovës.

Peci ka theksuar se vitin e ardhshëm do të kenë buxhet të plotë në vlerë prej 71 milionë eurosh.

“Agjencia e Pyjeve të Kosovës ka të hyra rekord më të mëdha të realizuara ndonjëherë. Ka 2,2 milionë euro të hyra në kuadër të veprimtarisë që e ushtron. Kemi arritur që diku 800 mijë fidane të reja të bëjmë pyllëzime dhe deri në fillim të pranverës është një shifër prej mbi 1 milion euro të cilat do të realizohen. Viti 2022 do të jetë vit shumë më i lehtë për sektorin e bujqësisë për shkak se ne futemi me kapacitete të plota buxhetore. Viti 2022 do të jetë vit me një rritje buxhetore prej 11 milionë euro”, ka shtuar Peci.

Në fund, ai tha se një nga prioritet e tij është zhvillimi i zonave rurale, duke u zotuar se vitin e ardhshëm do të ketë rritje buxhetore për shumë kultura bujqësore. /KP/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
​Drejtori i Doganës tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë

​Drejtori i Doganës tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë

Ekonomi
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Kalo në kategori