Dieta për hipertension – ushqimet thelbësore për uljen e presionit të lartë të gjakut
Shumë persona kanë presion të lartë të gjakut, por gjysma e tyre nuk diagnostikohen ose nuk marrin trajtim.
Ka ndryshime të thjeshta diete që mund t’ju ndihmojnë për të parandaluar ose ulur presionin e lartë të gjakut. Express.co.uk zbulon disa rregulla që duhet t’u përmbaheni nëse dëshironi të reduktoni ose shmangni hipertensionin, sipas The British Heart Foundation dhe Blood Pressure UK.
Pavarësisht nëse doni të ulni ose parandaloni presionin e lartë të gjakut, një dietë e ekuilibruar është thelbësore.
Fondacioni Britanik i Zemrës këshillon: “Të gjithë duhet të synojnë për një dietë të ekuilibruar dhe të shmangin dietat e modës, pasi këto nuk do të ofrojnë ekuilibrin e lëndëve ushqyese që ju nevojiten”.
Mënyra më e mirë për ta kuptuar atë është të mendosh për ushqimet në grupe ushqimore, tha BHF.
Mundohuni të hani:
-
Shumë fruta dhe perime
-
Shumë ushqime me niseshte si buka, orizi, patatet dhe makaronat. Zgjidhni varietetet me drithëra integrale kudo që të jetë e mundur
-
Qumësht dhe produkte qumështi
-
Mish, peshk, vezë, fasule dhe burime të tjera proteinash jo-bulmetore
-
Një sasi të vogël ushqimesh dhe pijesh të larta në yndyra dhe/ose sheqer
-
Zgjidhni opsione që kanë më pak yndyrë, kripë dhe sheqer sa herë që mundeni.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit