LAJMI I FUNDIT:

Barella dhe Bastoni lartësojnë Inzaghin, tregojnë dallimin mes tij dhe Contes

Barella dhe Bastoni lartësojnë Inzaghin, tregojnë dallimin mes tij dhe Contes

Simone Inzaghi ka pasur një fillim më të mirë të sezonit se Antonio Conte sezonin e kaluar. Lojtarët e Interit, Nicolo Barella dhe Alessandro Bastoni kanë shpjeguar saktësisht dallimin kryesor mes dy trajnerëve, duke vënë në pah mangësitë e Contes.

Interi i Inzaghit është lider në Serie A me katër pikë epërsi ndaj rivalëve të qytetit Milanit. Ata kanë rekordin e sulmit më të mirë në Serie A me 49 gola në 19 ndeshje dhe kanë pranuar një gol më pak se Napoli që ka mbrojtjen më të mirë në ligë.

Inzaghi ka vazhduar dhe ndoshta ka përmirësuar punën e Contes në Inter. Ish-trajneri i Lazios është kualifikuar gjithashtu në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve për herë të parë në dhjetë vjet, diçka që Conte nuk arriti ta bëjë në periudhën e tij dyvjeçare në Giuseppe Meazza.


Rrëfimi i Simone Inzaghit: Humbja me Lazion na forcoi, Juventusi është për titull, Liverpoolin nuk doja në short
Lexo po ashtu Rrëfimi i Simone Inzaghit: Humbja me Lazion na forcoi, Juventusi është për titull, Liverpoolin nuk doja në short

Conte shihet si një trajner që mund të sjellë një qëndrim të ri dhe një mentalitet fitues në klub. Ndikimi i tij është i menjëhershëm dhe tifozët e Tottenham po e shohin atë.

Pavarësisht barazimit 1-1 kundër Southampton, Spurs janë të pamposhtur në Ligën Premier nën drejtimin e trajnerit italian me 15 pikë në shtatë ndeshje.

Tifozët e Tottenhamit janë ‘infektuar’ nga dy muajt e parë të Contes në klub, por Interi tashmë ka lëvizur përpara.

Nicolo Barella dhe Alessandro Bastoni kanë shpjeguar mirë se cilat janë mangësitë e Contes brenda dhe jashtë fushës në dy nga intervistat e tyre më të fundit.

“Ajo që përjetuam sezonin e kaluar na jep vetëbesim. Ne kemi Scudetton në gjoks dhe kemi mësuar nga gabimet tona”.

“Më pas Inzaghi na jep më shumë qetësi dhe ndoshta kjo është ajo që na duhej pas dy sezoneve intensive dhe të vështira që na dhanë shumë kënaqësi”, ka thënë Barella për Sky Sport Italia.

“Inzaghi na ka dhënë më shumë liri, duke na kujtuar se futbolli është një lojë, përveç rasteve kur humbet”.

“Gasperini dhe Conte janë gjithmonë të përqendruar, njësoj si Inzaghi dhe Mancini, por dy të fundit kujdesen për anën njerëzore, kështu që të jeni më të relaksuar në momentet vendimtare”, ka thënë Bastoni. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A nuk është ky karton i kuq? Për herë të parë në historinë e Ligës Premier, gjyqtari nuk respektoi vendimin nga dhoma e VAR

A nuk është ky karton i kuq? Për herë të parë në historinë e Ligës Premier, gjyqtari nuk respektoi vendimin nga dhoma e VAR

Premier League
Raphinha emëron klubin e vetëm që ai mendon se mund ta ndalojë Barcelonën ta fitojë Ligën e Kampionëve

Raphinha emëron klubin e vetëm që ai mendon se mund ta ndalojë Barcelonën ta fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Nëse jo Alexander-Arnold, Real Madridi ka një tjetër top mbrojtës në listë

Nëse jo Alexander-Arnold, Real Madridi ka një tjetër top mbrojtës në listë

La Liga
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Salah në fanellën e

Salah në fanellën e "klubit të ri" - a është ky sinjal se egjiptiani ka vendosur për të ardhmen?

Premier League
Real Madridi fillon bisedimet me zëvendësuesin e Ancelottit

Real Madridi fillon bisedimet me zëvendësuesin e Ancelottit

La Liga
Kalo në kategori