LAJMI I FUNDIT:

Leicester City mposht Liverpoolin, vendos vetëm një gol i pjesës së dytë

Leicester City mposht Liverpoolin, vendos vetëm një gol i pjesës së dytë

Leicester City ka mposhtur Liverpoolin me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 19-të të Ligës Premier.

Pjesa e parë ishte me plot raste nga të dyja skuadrat, por rrjetat heshtën.


Në fillimin e ndeshjes Liverpool fitoi penallti me Wilfred Ndidi që ndërhyri në zonë.

Mohamed Salah ishte ai që mori përsipër goditjen nga 11 metra, por Kasper Schmeichel ndali goditje, ndërsa nga top i kthyer, egjiptiani goditi shtyllën.

Liverpooli pas goli kishte edhe dy raste me Alex Oxlade-Chamberlain dhe Salah, por të dy nuk ishin të saktë.

Leicester u kundërpërgjigj me Jamie Vardy, por goditja e këtij të fundit u ndal nga mbrojtësit.

The Reds e mbyllën pjesën e parë me dy raste, por gjuajtjet e Jordan Henderso dhe Diogo Jota, nuk ishin të sakta.

Edhe pjesa e dytë nisi më mirë për mysafirët që kishin rast me Jota, por as kësaj radhe nuk ishte i saktë.

Goli i ndeshjes erdhi në minutën e 59-të, kur Kiernan Dewsbury-Hall asistoi te Ademola Lookman i cili shënoi epërsinë e Leicester (1-0).

Liverpooli kishte raste të mira për të barazuar me Jota dhe Virgil van Dijk, por nuk arritën ta bënin.

Leicester tani është i 9-ti me 25 pikë, ndërsa Liverpool mbetet i dyti me 41 pikë, gjashtë më pak se Man City. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

La Liga
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Ligat tjera
Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Ndërkombëtare
Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

La Liga
Kalo në kategori