Kuvendi i Komunës së Malishevës, sot e ka mbajtur mbledhjen e parë të jashtëzakonshme, me rend dite, zgjedhja e kryesuesit, ku me shumicë të votave, kryesues i Kuvendit të Komunës së Malishevës, është zgjedhur Argjend Thaçi.
Mirëpo, Dega e LDK-së në Malishevë ka kundërshtuar vendimin e asamblistit Argjend Thaçi që të vetëpropozohet kandidat për kryesues.
Në një komunikatë për media kjo degë ka bërë të ditur se kanë shkarkuar nga grupi i asamblistëve Argjend Thaçin dhe Driton Kastratin e Hamit Liman, këta dy të fundit mbështetën zgjedhjen e Argjend Thaçit për Kryesues.
Njoftimi i plotë:
Dega e LDK-së në Malishevë në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot më datë 28.12.2021, pas situatës së krijuar në Kuvendin Komunal ku asamblisti Argjend Thaçi u vetëpropozua kandidat për kryesues, përkundër vendimit të degës së LDK-së që në asnjë variant të mos hyhet në kombinim me Nisma Socialdemokrate për zgjedhjen e kryesuesit, i vetëpropozuari asamblesiti Argjend Thaçi me destruktivitetin e tij edhe gjatë fushatës zgjedhore kishte veprime në kundërshtim me vendimet e degës së LDK-së në Malishevë, i cili në bashkëveprim me disa individ tjerë e dëmtuan degën e LDK-së dhe kandidatin tonë për Kryetar Komune z.Bajrush Hoti.
Kryesia e degës së LDK-së në mbledhjen e sotme vendosi me shumicë votash, dhe një votë kundër, largimin e Argjend Thaçit, Driton Kastratit dhe Hamit Lima nga grupi i asamblistëve të LDK-së dhe shkarkimin e tyre nga të gjitha pozitat e tyre në strukturat e LDK-së, për shkak se asamblistët Driton Kastrati dhe Hamit Lima mbështetën zgjedhjen e Argjend Thaçit për Kryesues në bashkëpunim me Nismën Socialdemokrate, e kundërshtim me vendimin e degës së LDK-së.
Dega e LDK-së u bënë me dije sekserëve të politikës së Fatmir Limaj, Januz Kastratit, Fatmir Ademaj e disa të tjerëve se politikat e Nismës socialdemokrate nuk kanë vend në degën e LDK-së në Malishevë. Gjithashtu dega e LDK-së në Malishevë vazhdon fuqishëm aktivitetin politik në asamblenë komunale me asamblistët e LDK-së e që me veprimet e tyre si opozitarë do të jenë në interes të qytetarëve të Malishevës.
Dega e LDK-së falënderon asamblistët të cilët i qëndruan besnik vendimeve të degë së LDK-së në Malishevë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUshqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme
Zhvillimet në veri të Kosovës, Këshilli i Sigurimit të OKB-së mund të miratojë deklaratë për uljen e tensioneve
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet
Ngritje e temperaturave këtë javë, priten edhe reshje lokale shiu
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit
Njihuni me "ishullin parajsë" në Belize, ku çmimi për një shtëpi nuk është i lirë, por ka shumë për të ofruar
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë
Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës