LAJMI I FUNDIT:

“Bënte jetë perëndimore”, vëllezërit afganë mbytin motrën në Berlin – trupin e saj e copëtojnë dhe e futin në valixhe

“Bënte jetë perëndimore”, vëllezërit afganë mbytin motrën në Berlin – trupin e saj e copëtojnë dhe e futin në valixhe

Dy vëllezër nga Afganistani akuzohen në Gjermani për vrasjen e motrës së tyre, me pretendimin se kanë dashur ta ndëshkojnë për mënyrën “perëndimore” të jetesës.

Sayed H, 26-vjeç dhe Seyed H, 22, akuzohen se e kishin joshur motrën e tyre 34-vjeçe Maryam H, në një takim në Berlin gjatë 13 korrikut para se ta ngufatnin dhe copëtonin.

Gjykata ka konfirmuar se dy vëllezërit e kishin copëtuar trupin e motrës, e cila ndryshe ishte nënë e dy fëmijëve, e më pas të njëjtën ditë trupin e saj e kanë futur në valixhe dhe e dërguan me taksi deri në stacionin e trenit, transmeton Telegrafi.


Në pamjet e kamerave të sigurisë që i kanë siguruar mediat gjermane, shihet sesi Sayed dhe Seyed futin çantën e zezë në tren në Berlin.

Vëllezërit akuzohen se kanë udhëtuar me tren nga Bavaria para se të arrinin në afërsi të shtëpisë së Sayedit, ku trupin e motrës e varrosën.

Gjykatësit pretendojnë se burrat kanë dashur ta ndëshkojnë motrën e tyre për mënyrën “perëndimore të jetesës”, që nuk i përshtatej ideve të tyre të “moralit” dhe pasqyrën që ata kishin për gratë.

Dy vëllezërit janë në paraburgim nga 3 gushti, dhe pritet të dënohen me burgim të përjetshëm nëse dënohen për vrasje të shkallës së parë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pas 'kërcënimeve' të Trumpit, Kolumbia bie dakord të pranojë të gjithë emigrantët e deportuar

Pas 'kërcënimeve' të Trumpit, Kolumbia bie dakord të pranojë të gjithë emigrantët e deportuar

Botë
Pamjet nga droni shfaqin pasojat e betejave të ashpra mes ukrainasve dhe rusëve në rajonin e Donetskut

Pamjet nga droni shfaqin pasojat e betejave të ashpra mes ukrainasve dhe rusëve në rajonin e Donetskut

Evropa
Talibanët lejojnë gratë afgane të studiojnë në Pakistan, por ato duhet të shoqërohen nga një kujdestar

Talibanët lejojnë gratë afgane të studiojnë në Pakistan, por ato duhet të shoqërohen nga një kujdestar

Azia
Izraeli i dërgon Ukrainës armë ruse?

Izraeli i dërgon Ukrainës armë ruse?

Botë
Gruaja amerikane i mbijeton transplantit të veshkës së derrit për 61 ditë, bën histori

Gruaja amerikane i mbijeton transplantit të veshkës së derrit për 61 ditë, bën histori

Botë
Zgjedhjet në Bjellorusi as të lira e as të drejta, BE paralajmëron sanksione

Zgjedhjet në Bjellorusi as të lira e as të drejta, BE paralajmëron sanksione

Evropa
Kalo në kategori