LAJMI I FUNDIT:

Blleki flet për herë të parë për largimin nga grupi PINT

Blleki flet për herë të parë për largimin nga grupi PINT
Foto: YouTube

Reperi i njohur nga Gjilani, Blleki, prej kohësh ishte distancuar nga mediet e rrjetet sociale.

Pas një pauze në karrierë e po ashtu edhe në paraqitje publike, ai së fundmi në një intervistë ‘Me Meriton Mjekiqin” ka shpalosur detajet e të rejat e fundit.


Ai ndërkohë ka qenë shumë i komentuar për largimin nga labeli “P.I.N.T”, për të cilin ka dhënë një sqarim.

Blleki (Foto: YouTube)

“Raportet i kam të mira akoma por besoj që arsyeja ka qenë që unë vetë jam tip që dominoj, nuk mundem të qëndroj në një vend. Ka qenë një kohë e keqe për mua dhe kanë ndodhur shumë gjëra”, u shpreh reperi.

Të gjitha lajmet nga Blleki
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Blleki

I njëjti e potencoi disa herë se dëshiron të vazhdojë rrugën si Blleki, si artist i pavarur.

Blleki (Foto: YouTube)

Ndërsa u pyet nga Mjekiqi, Flamur Rukovci (emri i vërtetë) deklaroi se nuk ka pasur një kontratë me të.

Në “P.I.N.T” vazhdon të jenë akoma themeluesit “Lyrical Son dhe MC Kresha” e gjithashtu edhe shumë reperë të tjerë. /Telegrafi/