LAJMI I FUNDIT:

15 vjet me shtëpinë e madhe të të gjithë shqiptarëve – Telegrafi.com

15 vjet me shtëpinë e madhe të të gjithë shqiptarëve – Telegrafi.com

Fillimi i shekullit XX u karakterizua nga inovacionet e teknologjisë digjitale që e ndryshuan përgjithmonë spektrin mediatik, kudo në botë. Nga 26 dhjetori i vitit 2006, në trojet shqiptare ky trend u udhëhoq nga portali Telegrafi.com.

Që nga lansimi i tij 15 vjet më parë, Telegrafi u bë lider në sferën e informimit në gjuhën shqipe.

Një ekip prej pesë anëtarëve u zgjerua e u rrit për t’u shndërruar në një brend që sot ka mbi 60 punëtorë, në tri zyrat e veta – në Kosovë, në Shqipëri dhe në Maqedoni të Veriut!


Për 15 vjet ekzistencë, Telegrafi ka lundruar kundër rrymave të lajmeve të rreme dhe gazetarisë joetike, duke u shquar dhe karakterizuar për besueshmëri, profesionalizëm dhe për adaptimin e trendëve më bashkëkohorë teknologjikë.

Të vetëdijshëm për ndikimin në jetët e miliona shqiptarëve, Telegrafi u ofron lexuesve më shumë sesa një lajm: ua ofron një eksperiencë të këndshme gjatë vizitave, platformën për gjetje të punës dhe shumëçka tjetër.

Tash, së voni, për kërkesat e lexuesve për t’i pasur produktet e preferuara më lirë e më sigurt, të vetëdijshëm për nevojat e bizneseve për t’i rritur shitjet, Telegrafi doli me platformën Deals që synon ta përshpejtojë zhvillimin e eCommerce-it në vendin tonë. Kjo u ndihmon lexuesve t’i njohin produktet që i duan, duke ua ofruar informacionet e nevojshme për to dhe çmimet më të volitshme në treg.

Pos qasjes serioze ndaj informimit, Telegrafi ka ndryshuar edhe mënyrën e reklamimit, duke u ndihmuar partnerëve të arrijnë suksese përmes produkteve unike, si NativeAdvertising, Video Marketing Story, ContentWriting etj. Ndërsa, në kuadër të këtij përvjetori, Telegrafi do të sjellë edhe risi tjera për tregun vendor, si: Telegrafi Video Page, Telegrafi Comments dhe Telegrafi Audio News.

Meqë numri 15 ndër të tjera simbolizon harmoninë në jetë, për këtë përvjetor do të flasim edhe për Telegrafin si shtëpi e stafit të punësuar. Do të flasim për harmoninë e një shtëpie të madhe, me anëtarë nga të gjitha viset shqiptare. Për një shtëpi që i bashkon shqiptarët kudo ku janë ata, që i drejton të shohin para, kah zhvillimi, kah e ardhmja, por që është simbol edhe i ruajtjes së vlerave që përcillen brez pas brezi – si mësime të mira nga e kaluara, për të qenë nesër më të mirë. Për këto 15 vjet, brenda kësaj shtëpie, jemi të vetëdijshëm se …

1. Njeriu pa shokë është si muri pa tokë, prandaj Telegrafi punon çdo ditë që të jetë shoku juaj i ngushtë! Kur e themi këtë, e kemi parasysh se …

2. Emri i mirë fitohet veç me punë të mira, e kjo na shtynë të punojmë përherë me përgjegjësi, për ta ruajtur Telegrafin si brend e si shtëpi, me respekt e mirëkuptim për njëri-tjetrin, e të përulur ndaj lexuesve, partnerëve e bashkëpunëtorëve. Se, siç e dini …

3. Ai që ecën me kryet përpjetë, bie në gropë. Prandaj, i çmojmë vërejtjet dhe kërkesat e juaja. Jemi gjithmonë të hapur ndaj jush, në kërkim të më të mirës, por …

4. Sa të rrojmë do të dëgjojmë. Çdo ditë e punës e jona është mësim i ri. Mësojmë nga ju e bashkë me ju. Me ju e përçojmë më të mirën, sepse …

5. Fatkeqësia më e madhe është humbja e shpresës. Telegrafi e plason të vërtetën, por duke i vënë gjithmonë në pah anët e mira të shqiptarëve, të njerëzve të rëndomtë, të atyre që nuk duan famë po veç respekt e mirëkuptim, të ndërmarrësve të rinj të suksesshëm, të të gjithë atyre që na bëjnë me dije për të ardhmen më të mirë e më të sigurt të këtij vendi, të atyre që na kujtojnë se duhet të kemi…

6. Fjalë pak e punë shumë. Çdo ditë punë, e çdo punë kërkim i ri. E …

7. Kush kërkon gjen, ndaj kemi krijuar platformat më inovative për punë, për blerje, e sidomos për informim dhe për edukim, se …

8. Prindi të rrit, shkolla të ndrit, e Telegrafi të bënë me shokë shumë. E kjo shoqëri që falë Telegrafit gjithmonë ka çfarë për të biseduar, na mëson po ashtu se …

9. Kurrë nuk duhet të shkelim në dërrasa të kalbura. Prandaj, e vërteta dhe vetëm e vërteta ka rëndësi. Lajmi me burim të sigurt e informata pa zbukurime, pa interpretime, se, siç thuhet …

10. Jo nëntë, por dhjetë herë mat e një herë pre. Fjala rrezaton. Fjala lëndon. Ndaj, do të jemi përherë të kujdesshëm për fjalën e për çdo veprim tonin, brenda dhe jashtë shtëpisë sonë, për të mos e humbur kurrë besimin tuaj, sepse …

11. Shtëpinë e mbajnë të gjitha shtyllat. Stafi, lexuesit, partnerët dhe bashkëpunëtorët janë katër shtyllat e shtëpisë së madhe të Telegrafit, nën kulmin e së cilës secili e ndien veten mirë, si shqiptarë që jemi e që duhet …

12. Ta duam atdheun, si shqipja folenë. Telegrafi është histori suksesi, për të cilën kanë shkruar shumë media prestigjioze në botë. Është i joni dhe e duam. Është si …

13. Dashuria që sundon mbretërinë e saj pa shpatë. Dhe, ky është misioni tjetër yni: të mos përçojmë urrejtje e ndasi. T’i afrojmë njerëzit, se …

14. Punët e mëdha nuk mund të bëhen vetëm nga një njeri. Nuk mjafton as një njeri për ta arritur të mirën që e synojmë. Ndaj …

15. Bashkimi bën fuqinë. Bashkë, me ju, për njëri-tjetrin, për mirësinë që shpërblehet me mirësi.

Faleminderit lexues, partnerë e bashkëpunëtorë, që na ndihmoni që këto mësime të jenë pjesë e përditshmërisë sonë.

Për shumë vjet tjera, bashkë me ju si pjesë e shtëpisë sonë – Telegrafi.com.

Gëzuar!

Në trend Lajme

Më shumë
Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Lajme
Kush është Stane Gashi,

Kush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"

Lajme
Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Lajme
Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Lajme
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Drejtësi
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
Kalo në kategori