LAJMI I FUNDIT:

Austria propozon dozën e katërt të vaksinës kundër coronavirusit

Austria propozon dozën e katërt të vaksinës kundër coronavirusit

Austria duhet të ofrojë një dozë të katërt të vaksinës kundër coronavirusit për profesionistët e kujdesit shëndetësor dhe punonjësit e tjerë të sektorëve kyç, njoftoi komiteti shtetëror për fushatën e vaksinimit.

Komiteti tha se nuk kishte prova shkencore për të rekomanduar një dozë të katërt për popullatën e përgjithshme.

“Për sa i përket valës së pashmangshme të Omicron, doza e katërt mund të ofrohet në zona me rrezik të lartë dhe sistematikisht kritike, gjashtë muaj pas dozës së tretë”, tha komiteti.


Austria ka njoftuar se do të forcojë kufizimet nga 27 dhjetori për të ndaluar përhapjen e Omicron, një variant i coronavirusit që hulumtimi britanik këtë javë zbuloi se përbën një rrezik më të ulët të shtrimit në spital sesa llojet e mëparshme.

Qeveria urdhëroi një mbyllje të katërt të përgjithshme dhe njoftoi vaksinimin e detyrueshëm për të gjithë austriakët, duke e bërë atë anëtarin e parë të Bashkimit Evropian që vendos ta bëjë këtë.

Një bllokim trejavor ka ulur numrin ditor të të infektuarve rishtazi nga nivelet rekord, por shteti po përgatitet për një valë të re. Tashmë janë konfirmuar disa raste të infeksionit me Omicron. Në fund të muajit të kaluar, Austria kishte një numër rekord ditor prej gati 16 mijë të infektuarve rishtas. Sot janë 2374 raste të reja me 22 të vdekur. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump inkurajon Izraelin të godasë objektet bërthamore të Iranit

Trump inkurajon Izraelin të godasë objektet bërthamore të Iranit

Azia
Vritet komandanti i Hamasit në një sulm ajror në kampin e refugjatëve

Vritet komandanti i Hamasit në një sulm ajror në kampin e refugjatëve

Azia
Përmbytjet në Bosnje e Hercegovinë, shkon në 21 numri i të vdekurve – autoritetet dyshojnë se bilanci i viktimave është më i lartë

Përmbytjet në Bosnje e Hercegovinë, shkon në 21 numri i të vdekurve – autoritetet dyshojnë se bilanci i viktimave është më i lartë

Bosnja
Janë numëruar gabimisht të vdekurit nga përmbytjet në Bosnje e Hercegovinë, gjithsej 13 persona humbën jetën

Janë numëruar gabimisht të vdekurit nga përmbytjet në Bosnje e Hercegovinë, gjithsej 13 persona humbën jetën

Bosnja
Cili vend i BE-së ka më shumë njerëz që mësojnë shumë gjuhë?

Cili vend i BE-së ka më shumë njerëz që mësojnë shumë gjuhë?

Evropa
Gjatë një sulmi ajror, ushtria izraelite godet depon ruse në bazën ushtarake në Siri

Gjatë një sulmi ajror, ushtria izraelite godet depon ruse në bazën ushtarake në Siri

Azia
Kalo në kategori