LAJMI I FUNDIT:

Salihu: Luginës i duhet zhvillim, atë që nuk kemi mundur ta realizojmë përmes politikës po mundohemi ta arrijmë me idetë ekonomike

Salihu: Luginës i duhet zhvillim, atë që nuk kemi mundur ta realizojmë përmes politikës po mundohemi ta arrijmë me idetë ekonomike

Aktivisti politik dhe i të drejtave të shqiptarëve nga Medvegja, Muharrem Salihu, ka thënë se Kosova dhe Shqipëria duhet të bëjnë më shumë për shqiptarët në Luginën e Preshevës.

Salihu në emisionin “Përballje” në Telegrafi.com me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, ka thënë se Kosova duhet ta njohë statusin e refugjatëve të të gjithë shqiptarëve.

“Në Kosovë kemi punuar që të krijohet një trup koordinues i cili do t’i disiplinonte subjektet politike në Serbi, dhe do ta krijonte një mekanizëm që shtetet shqiptare të ushtronin autoritetin e tyre tek shqiptarët në Serbi, të cilin nuk e kanë për shkak se nuk investuar dhe i ka lënë në mëshirën e fatit. Pushteti qendror serb ka investuar sipas interesave të veta. Kosova duhet urgjentisht të njohë statusin e refugjatëve të gjithë shqiptarëve në Serbi, të cilëve u janë pasivizuar adresat, dhe me këtë status ata ruajnë lidhjet më rrënjet e tyre, dhe kanë një dokument që t’u mundësohet një jetë normale”, ka pohuar ai.


Salihu ka thënë se njohja e statusit të refugjatëve do t’i ndihmonte e pasi që janë duke u përballur me pasivizimin e adresave të shqiptarëve.

“Shtete tona duke mos pasur një koordinim të përbashkët për politikën e jashtme kanë krijuar hapësirë që dikush të veproi sipas dëshirës”, theksoi ai.

Aktivisti politik nga Medvegja – Muharrem Salihu gjatë intervistës në emisionin “Përballje” në Telegrafi.com

Gjatë intervistës, Salihu i cili është drejtues i Forumit Shqiptar për Zhvillim Ekonomik në Serbi, thotë se pritet të ketë iniciative konkrete ekonomike në të ardhmen nga të gjitha Odat Ekonomike si në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi dhe në Serbi

“Atë që nuk kemi mundur ta realizojmë përmes politikës po mundohemi ta arrijmë me subjektet ekonomike. Këtë e kanë mirëpritur Oda Ekonomike e Shqipërisë, Oda Ekonomike e Maqedonisë Perëndimore dhe Oda Ekonomike e Malit të Zi. Në këtë ombrellë jemi futur barabartë Forumi shqiptar për zhvillim ekonomik, dhe anëtarët e bordit kemi vendosur të investojmë nga 50 mijë euro, dhe të krijojmë një fond 1 milion euro.

Pasivizimi i adresave të shqiptarëve, Salihu: Në Medvegjë po testohet ndjenja kombëtare
Lexo po ashtu Pasivizimi i adresave të shqiptarëve, Salihu: Në Medvegjë po testohet ndjenja kombëtare

Ky është një hap konkret. Do të identifikojmë fushat e mundshme ekonomike ku mund të investojmë dhe çka do të investohet, mund të jetë kulturë, arsim, apo fusha tjera”, është shprehur ai.

Salihu tha se do të paraqesin në bord projektet, dhe ato të cilat marrin më së shumti pikë do t’i financojnë.

Në emisionin “Përballje”, Salihu ka folur edhe për problemin e pasivizimit të adresave, duke thënë se kjo po ndodhë që nga vitet e 80-ta. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Lajme
Kalo në kategori