LAJMI I FUNDIT:

Benzema u tregon rivalëve se është ‘mbret’ në garën për Pichichi

Benzema u tregon rivalëve se është ‘mbret’ në garën për Pichichi

Karim Benzema u ka treguar rivalëve të tij në La Liga se kush është ‘bosi’ në garën për golashënuesin e vitit apo të njohur ndryshe si ‘Pichichi’.

Benzema e nisi furishëm sezonin duke krijuar një epërsi të madhe në fillim të garës për çmimin e golashënuesit më të mirë të La Ligës.

Por, sulmuesi francez pati një lloj thatësire në ndeshjet e fundit duke e bërë që të rrëshqet dhe ndjekësit t’i afrohen.


Benzema dhe Vinicius Jr: Partneriteti sulmues më i frytshëm në La Liga, Real Madridi vuante për një dyshe si kjo
Lexo po ashtu Benzema dhe Vinicius Jr: Partneriteti sulmues më i frytshëm në La Liga, Real Madridi vuante për një dyshe si kjo

Ylli i Real Betisit, Juanmi ishte në gjendje t’i afrohej në vetëm dy golave Benzemas, pasi e çoi totalin e tij në 11 gola në po aq ndeshje në të gjitha garat.

Ndërkohë, bashkëlojtari i Real Madridit, Vinicius Junior, shtoi tre gola gjatë asaj kohe, duke shkuar në shifrën e 10 gola deri më tani këtë sezon.

Por, i vendosur për të fituar çmimin ‘Pichichi’ këtë sezon, dhe me ekipin e tij të goditur nga infektimi me coronavirus dhe lëndime, Benzema u përgjigj të mërkurën mbrëma.

Real Madridi i falet Karim Benzemas – vazhdon shkëputjen në La Liga
Lexo po ashtu Real Madridi i falet Karim Benzemas – vazhdon shkëputjen në La Liga

Francezi shënoi dy gola të mrekullueshëm, që erdhën brenda shtatë minutave të pjesës së parë në fitoren e Real Madridit ndaj Athletic Bilbao me rezultat 2-1.

Ky dy golësh e ka çuar Benzemën në 15 gola deri tani këtë sezon, duke e vënë atë në rrugën e duhur për të shënuar më shumë se 30 deri në fund të sezonit, dhe ai tani ka një epërsi prej katër golash ndaj konkurrentit më të afërt Juanmi. /Telegrafi/