Gjatë raportimit në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes të drejtorit të Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti, kryetari i këtij Komisioni, deputeti Bekë Berisha ka ngritur dyshimet për moszbulimin e shumë vrasjeve enigmatike nga policia.
Për këtë, Mehmeti ka thënë se në këtë periudhë, vetëm një vrasje nuk është zbuluar, prej 18 rasteve sa kanë qenë.
Ndërsa Berisha përgëzoi Policinë e Kosovës për zgjidhjen e rastit të vrasjes në Gllogjan, ku mbeti i vrarë shoferi i autobusit dhe dy nxënës. Ndërkohë që pyeti për disa raste që nuk janë zgjidhur ende.
“Janë bërë vite që në Kosovë ka vrasje shumë enigmatike. Ju përgëzoj për vrasjen që është zbuluar në Gllogjan, sepse u frikësuam që të do të jetë ‘hetimet vazhdojnë’. Për hetimet vazhdojnë, qysh jemi mësuar, tani po ua shohim sherrin, sepse disa po bëhen politike.
Tani këto vrasje politike, enigmatike po prodhojnë deputetë, duke u thirrë në emër të tyre. Për këtë dua me pyet, hetuesitë nëpër regjione, nëpër stacione, a ndërrohen ndonjëherë e që ka shumë vrasje enigmatike, a është përgjegjës ndokush, a duhet ato edhe një herë të kthehen në pah dhe me të trajtohen prapë. Çka është duke ndodhur në këtë aspekt?
Në Pejë kemi një numër të madh të vrasjeve enigmatike, kush është përgjegjës me i zbulu këto? Keni përvojë të madhe, qe 20 vjet ju shkoni në punë prej orës 8 deri 16:00, edhe për 20 vjet asnjë vrasje nuk mundet me qenë aq profesionale sa jeni ju të thirrur edhe të kualifikuar në vendet e jashtme për t’i zbuluar këto gjëra. Pse nuk zbulohen këto?
Shqetësimi më i madh është, krejt qytetarët e dinë çka ka ndodhur, veç ju s’i dini. Në Istog është vrarë Nexhat Muslijaj në shkollë, është prerë në fyt njeri, një ditë pas zgjedhjeve. Edhe kanë devijuar hetimet, ku nuk dihet asgjë. Një raste tjetër Muhamet Metaj, është zhdukur, edhe nuk dihet gjë për fatin e tij. Edhe janë devijuar hetimet, a ka mundësi që të devijohen hetimet prej Policisë së Kosovës, për t’i dhënë kahe kot për të mos u zbuluar kurrë”, theksoi Berisha.
Gjatë raportimit, drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti tha se si polici janë të angazhuar që të gjitha vrasjet të zbulohen.
”Sa i përket vrasjeve, ne jemi angazhuar që të gjitha vrasjet të cilat kanë ndodhur në këtë periudhë kohore, është vetëm një vrasje prej 18 vrasjeve sa kanë ndodhur në këtë periudhë kohore, pra, është vetëm një që nuk është zbuluar, ndërsa sa i përket ndryshimeve të ekipeve ne aktualisht jemi duke e ndërtuar një sistem dhe jemi duke kërkuar përgjegjësi prej hetuesve, jo vetëm për vrasje, por për të gjitha rastet që hetuesit i kanë në dispozicion të tyre, jemi duke kërkuar përgjegjësi për nivelin e zbulueshmërisë”, theksoi ai. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPresidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit
Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave
Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë
Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra
Ndërron jetë ish-kryetari i Pejës dhe avokati i njohur Ferid Gjikolli
Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale