LAJMI I FUNDIT:

BE mund ta ulë taksën për karburantet, Polonia kërkon ta heq TVSH-në për ushqimet bazike

BE mund ta ulë taksën për karburantet, Polonia kërkon ta heq TVSH-në për ushqimet bazike

Polonia dëshiron që Bashkimi Evropian ta lejojë atë të ulë tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH) për karburantet motorike në mënyrë që të zbutë ndikimin e inflacionit në rritje, tha kryeministri polak, Mateusz Morawiecki.

Partia në pushtet e Polonisë për Ligjin dhe Drejtësinë (PiS) ka miratuar një paketë masash që përfshin taksat mbi benzinën, gazin, ngrohjen dhe energjinë elektrike, si dhe përfitime në para për familjet.


Ata gjithashtu duan të ulin në zero TVSH-në për ushqimet bazike, por thonë se kanë nevojë për miratimin e Brukselit për ta bërë këtë për shkak të rregullave të BE-së.

Ministri i Financave, Tadeusz Koscinski i tha radios shtetërore se Polonia dëshiron të ulë taksën e karburantit nga 23 për qind në tetë për qind, raporton reuters.

“Kam pyetur Komisionin Evropian për uljen e TVSH-së për karburantin, askush tjetër në Evropë nuk e ka bërë atë … Ne po përpiqemi të gjejmë zgjidhjet e duhura së bashku, sigurisht që do të duhen edhe disa javë”, tha kryeministri polak.

Inflacioni në Poloni arriti në 7.8 për qind në muajin nëntor, sipas të dhënave zyrtare. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

Melodia Px
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Ekonomi
Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare

Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare

Viva Fresh Store
Kalo në kategori