LAJMI I FUNDIT:

Si ndryshoi jeta e partneres së Cristiano Ronaldos, Georgina Rodrigues – nga dado në Bristol të Anglisë në një grua me pasuri personale prej 20 milionë funtesh

Si ndryshoi jeta e partneres së Cristiano Ronaldos, Georgina Rodrigues – nga dado në Bristol të Anglisë në një grua me pasuri personale prej 20 milionë funtesh

Duke qenë se partneri i saj është futbollisti, Cristiano Ronaldo dhe ajo ka ndërtuar pasurinë e saj prej 20 milionë funtesh, fansat e Georgina Rodriguez nuk befasohen nga jeta e saj luksoze, makinave sportive, jahte, veshjeve të stilistëve dhe bizhuteri të shtrenjta. Megjithatë jeta e saj nuk ka qenë gjithmonë kaq e pasur.

Vetëm shtatë vjet më parë, Rodriguez, atëherë 20 vjeçe, punonte si dado në Bristol të Anglisë, duke fituar vetëm 125 funta në javë, zbulon ‘The Mail on Sunday’.

Ndërsa punonte si dado, ajo mori mësime për anglisht dhe kërcimi dhe pavarësisht pagës së saj të vogël, sot thotë se përvoja e bëri të ëndërronte për një kthim në Britani.


Foto: Getty Images

Georgina Rodriguez lindi më 27 janar 1994 në Buenos Aires të Argjentinës, por pjesën më të madhe të jetës e kaloi në Jaca, një qytet në Spanjën verilindore. Ka një popullsi prej pak më shumë se 13,000 banorë dhe ndodhet rreth 450 kilometra larg Madridit, afër kufirit francez.

Ajo thuhet se ka punuar si kamariere në qytetin e saj të lindjes përpara se të bëhej një dado për një familje në Bristol.

Familja e saj bënte një jetë mesatare, dhe jetonin në një shtëpi të përbashkët, të vogël, kështu që ajo vjen nga fillimet modeste. Jorge, babai i saj, ishte një trajner i skuadrës për klubin spanjoll të futbollit Jacetano. Ana, nëna e saj, ishte amvise.

Nëna e Georgina është nga Spanja, ndërsa babai i saj nga Argjentina. Që do të thotë se ajo ka prejardhje spanjolle nga ana e nënës së saj dhe prejardhje argjentinase nga babai i saj.

Ndryshe nga historia e dashurisë së fëmijërisë së Antonella Roccuzzo me Lionel Messin, historia e dashurisë së Georgina Rodriguez me kapitenin portugez është e mahnitshme dhe magjepsëse për t’u treguar.

Rodriguez u takua me futbollistin portugeze ndërsa punonte si shitëse në një dyqan Gucci në Madrid, sipas AS.

Foto: Look Press

“Shtati, fiziku dhe eleganca e tij më tërhoqën vëmendjen. Unë po dridhesha para tij, por kishte një shkëndijë”, thotë ajo.

Që andej, marrëdhënia u rrit ngadalë dhe ata filluan të fotografoheshin së bashku në publik nga paparacët në fund të vitit 2016.

Më në fund çifti e bëri publike lidhjen e tyre. Ata tani bëjnë dedikime në rrjetet sociale për njëri-tjetrin në baza ditore. “Kam gjetur dashurinë”, tha Georgina për Hello Magazine për ndjenjat e Ronaldos për të. Ne jemi shumë të përshtatësm për njëri-tjetrin. Kemi një miqësi të mrekullueshme dhe ndihem sikur kam gjithçka kur ai është pranë meje. Gjithçka pushtohet nga dashuria”.

Foto: Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez

Tani rrethanat e modeles spanjolle sigurisht që kanë ndryshuar. Pasi Ronaldo nënshkroi kontratë me Manchester United këtë verë, ajo mbërriti në Cheshire me katër fëmijët e tyre – plus janë në pritje të dy të tjerëve– teksa fqinjët e saj tani përfshijnë Wayne Rooney, Raheem Sterling dhe Harry Maguire.

27-vjeçarja tani po cilësohet si ‘super WAG’ e radhës – një term i krijuar në qarqet e futbollit për bashkëshortet apo të dashurat e futbollistëve, si Victoria Beckham, të cilat janë mega yje në vetvete. Sepse jo vetëm që Rodriguez është gati të luajë në një serial të Netflix-it që flet për jetën e saj, por ajo po shënjestrohet gjithnjë e më shumë nga markat britanike të gatshme për të paguar shuma të mëdha që ajo të promovojë produktet e tyre.

Foto: Georgina Rodriguez në Festivalin e Filmit në Venecia në 2021

Burime pranë Rodriguez – e cila është gruaja më e ndjekur e Spanjës në mediat sociale (me mbi 29 milionë ndjekës në Instagram), me një sërë marrëveshjesh ndërkombëtare nga grimi “Shegum” deri te marka zvicerane e kozmetikës “Gisada” dhe firma italiane e bikinit “Effek” – thonë se ajo është plotësisht e vendosur për të bërë të njëjtë gjë edhe në Britani.

Në Angli, ajo po synon të ndërtojë marrëveshje me markën e modës “Pretty Little Thing” me qendër në Manchester – pjesë e perandorisë Boohoo – dhe kompaninë e jogës me bazë në Mbretërinë e Bashkuar “Alo Yoga”. Ajo gjithashtu ka filluar të shkruajë postimet e saj në Instagram në anglisht dhe jo në spanjisht (ose të paktën t’i shkruajë ato në të dyja gjuhët).

Foto: Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez/ EPA

Dizajnerët e modës si “Gucci” po kërkojnë ta veshin atë dhe bizhuteritë luksoze “Chopard” po i huazojnë asaj diamantet e tyre duke ditur se marka e tyre do të ketë një ekspozim të kërkuar në faqen e saj në Instagram.

Ndërkohë, redaktorët e revistave britanike po hartojnë plane për ta bërë atë një yll kopertinë në vitin 2022 – një lëvizje që shihet prej kohësh si një portë e famshme për t’u bërë një emër i njohur.

Foto: Georgina Rodriguez/Instagram

“Mos u habitni nëse e shihni Georgina në Vogue në një moment të vitit të ardhshëm. Ajo është e bukur, ka një histori të mrekullueshme për të treguar dhe, më shumë se çdo gjë, ajo është dikush për të cilin njerëzit me të vërtetë kanë filluar të flasin”, tha një burim i modës.

Rodriguez shfaqet në kopertinën e edicionit spanjoll të këtij muaji të “Cosmopolitan”. E veshur me një fustan rozë me tegela, ajo ia atribuon karmës bashkimit të saj me Ronaldon.

Foto: Georgina Rodriuguez në revistën ‘Cosmopolitan’

“Unë besoj fort në fatin, por edhe më shumë në karma. Çfarë jepni, merrni”, ka thënë Rodriguez.

Kredencialet e patëmetë WAG të modeles u shfaqën edhe së fundmi kur ajo postoi një video në Instagram të ngjarjes ‘zbulimi gjinor’ për binjakët e saj që pritet të lindin në vitin 2022.

Katër fëmijët e çiftit – Cristiano Jr, Eva, Mateo dhe Alana – mësuan se vëllezërit e motrat e tyre të ardhshëm janë një djalë dhe një vajzë pasi hapën dy tullumbace, njërën të mbushur me ngjyrë blu dhe tjetrin rozë.

Sfondi i videos ishte një pemë e Krishtlindjeve e dekoruar në mënyrë perfekte dhe një shkallë e madhe spirale e bardhë në rezidencën e familjes Cheshire prej tre milionë funtesh. Rodriguez postoi gjithashtu një foto në Instagram të Cristiano Jr, Eva dhe Mateo (fëmijët e Ronaldos nga një nënë surrogat amerikan) dhe Alana – e cila është vajza e Rodriguez me futbollistin.

Foto: Georgina Rodriguez/Instagram

Ndërkohë, thashethemet për tensionin e raportuar mes Rodriguez dhe vjehrrës së saj të ardhshme të mundshme janë shuar. Në një intervistë me një revistë portugeze, nëna e Ronaldos, Dolores Aveiro, tha: “Ajo është një vajzë e mirë dhe një mbështetje e madhe për Cristiano”.

Alvaro Diaz, drejtori i Netflix në Spanjë, thotë se shfaqja e ardhshme me modelen është aspirative, duke treguar se si Rodriguez kaloi nga shitja e veshjeve të stilistëve në veshjen e tyre në tapetet e kuq.

Foto: Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez

“Ajo ishte një grua e re normale, jeta e së cilës ndryshoi në mënyrë drastike një ditë. Ajo po linte punën një ditë dhe u kryqëzua me dashurinë e jetës së saj. Kush nuk e ka ëndërruar këtë?”, tha ai.

Netflix kishte planifikuar të shfaqte serialin përpara Krishtlindjeve, por lëvizja e Ronaldos nga Torino – ku ai luajti për Juventusin në Mbretërinë e Bashkuar në shtator u dha producentëve materiale të pasura shtesë.

Foto: Georgina Rodriguez/Netflix

Dokumentari tani do të shkojë në shumë më tepër detaje rreth lëvizjes së çiftit në Britani dhe sesi ata u vendosën pasi Ronaldo u kthye në Old Trafford, 18 vjet pasi ai mbërriti për herë të parë atje si një sensacion adoleshent. Më e rëndësishmja, kjo duhet të rrisë apelin për tregun e ri britanik të Rodriguez.

Dokumentari do të përcjellë gjithashtu Rodriguez ndërsa ajo merr pjesë në Festivalin e Filmit në Kanë dhe Çmimin e Madh të Monakos dhe brohorit për Ronaldon në turneun e Euros së verës së kaluar. Një pjesë e jetës private të futbollistit do të shfaqet në ekran, por sipas burimeve ai luan vetëm pak rol.

Foto: Georgina Rodriguez në Festivalin e Filmit në Kanë në 2021

“Georgina do të tregojë plotësisht se si është jeta e saj në të vërtetë, do të ketë ulje-ngritje si nënë e re”, tha një burim.

Në dokumentar thuhet se do të trajtohet gjithashtu frika e Rodriguez se dita e saj e dasmës mund të mos vijë kurrë. Ronaldo i propozoi asaj në vitin 2018 me një unazë diamanti që vlerësohet të jetë 615,000 funte, por çifti ende nuk ka caktuar një datë martese.

Foto: Gerogina Rodriguez në Festivalin e Filmit në Venecia në 2020

Gjë e cila tingëllon si një lloj synimi për të krijuar një seri të dytë të Netflix për ta bërë Rodriguez WAG-un e re që do t’i sundojë të gjithë.

Tashmë Netflix ka zyrtarizuar datën e lansimit të dokumentarit rreth jetës së partneres të Ronaldos, “Soy Georgina (I Am Georgina)” pritet të shfaqet më 27 janar 2022.

Fansat e dyshes dhe njerëz në mbarë botën përmes këtij dokumentari do kenë mundësinë që të mësojnë edhe më shumë për jetën dhe familjen e një prej çifteve më të famshëm në botë. /Telegrafi/