Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Ferizaj ndaj të pandehurve B.N.,D.R., D.M.,H.B.,S.M.,R.B., R.H.,B.I., S.S., dhe J.K, të cilët me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh.
Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i arsyeshëm se i pandehuri B.N., nga viti 2014 deri në tetor 2018, në Shtërpcë, si person zyrtar – Kryetar i Komunës së Shtërpcës, ka marr para dhe dhurata në mënyrë të drejtpërdrejtë, me qëllim që të veproj në kundërshtim me detyrat e tij zyrtare për dhënien e lejeve ndërtimore në Parkun Kombëtar “Sharri”, në zonën e tretë dhe të dytë të vikend zonës në Brezovicë, me këtë do të kryente veprën penale “Marrja e ryshfetit” nga neni 428 par.2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
I njëjti sipas Prokurorisë, ka keqpërdorur detyrën zyrtare, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete, për dhënien e lejeve ndërtimore në Parkun Kombëtar “Sharri”, në zonën e tretë dhe të dytë të vikend zonës në Brezovicë, me këtë do të kryente veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar” nga neni 422 par.1 të KPRK-së.
Po ashtu, ndaj të pandehurit B.N., ekziston dyshimi i arsyeshëm se ka pranuar dhurata me qëllim të ushtrimit të ndikimit të padrejtë në vendimmarrjen e personave zyrtar për dhënien e lejeve ndërtimore në Parkun kombëtar Sharri në zonën e tretë të vikend zonës në Brezovicë, me këtë do të kryente veprën penale “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 431 par.1 të KPRK-së.
Ndaj të njëjtit (B.N.), ekziston dyshimi i arsyeshëm se më datë 21 dhjetor 2021 në shtëpinë e tij në Shtërpcë , ka poseduar armën në kundërshtimin me nenin 5 të Ligjit mbi armët numër 05/L-022, në atë mënyrë me rastin e urdhër kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur një pistoletë e tipit “Cërvena Zastava”, dy karikator dhe 247 fishek të kalibrit 9 mm, dhe një armë shigjetë të cilat janë sekuestruar nga policia, me këtë do të ketë kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par.1 të KPRK-së.
Të pandehurit D.R., D.M. dhe H.B., si persona zyrtar kanë shpërdorur detyrën zyrtare, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, në atë mënyrë që nuk kanë ndërmarrë veprimet ligjore për të ndaluar ndërtimet pa leje të vikend shtëpizave në Parkun Kombëtar “Sharri” me këtë në bashkëkryerje do të kenë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar nga nen 422 par.1 lidhur me neni 31 të KPRK-së dhe “Marrja e ryshfetit” nga neni 428 par.2 lidhur me nen 31 të KPRK-së.
Ndaj të pandehurit S.M., ekziston dyshimi i arsyeshëm se nga viti 2011-2016, si person zyrtar, Drejtor i Kadastrit në komunën e Shtërpcës, ka keqpërdorur detyrën zyrtare me qëllim përfitimit të dobisë pasurore për vete, me këtë do të ketë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar” nga neni 422 par.1 të KPRK-së.
“I njëjti, në mënyrë të drejtpërdrejtë ka marrë para dhe dhurata, me qëllim që të veproj në kundërshtim me detyrat e tij zyrtare lidhur me përgatitjen e dokumentacionit për regjistrim të parcelave kadastrale, me këtë do të ketë kryer veprën penale ‘Marrja e ryshfetit’ nga neni 428 par.2 të KPRK-së.
Po ashtu, ndaj të njëjtit (S.M), ekziston dyshimi i arsyeshëm se nga viti 2011-2016, si person zyrtar, Drejtor i Kadastrit në Komunën e Shtërpcë, ka kërkuar në mënyrë të drejtpërdrejtë para dhe dhurata me qëllim që të ushtroj ndikim të papërshtatshëm në vendimmarrjen e personit zyrtar – Drejtorit të urbanizmit, me këtë do të kryente veprën penale ‘Ushtrimi i ndikimit’ nga neni 431 par.1 të KPRK-ës. I pandehuri S.M., ka poseduar armën në kundërshtimin me nenin 5 të Ligjit mbi armët numër 05/L-022, në atë mënyrë me rastin e urdhër kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur një revole e tipit TT me numër serik C-102173 dhe 18 fishek dhe një pushkë gjuetie me numër serik B-21388 me 21 fishek , të cilat janë sekuestruar nga policia, me këtë do të ketë kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par.1 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.
Ndaj të pandehurit R.F., ekziston dyshimi i arsyeshëm se nga viti 2012-2018, si person zyrtar – shef i Inspektoratit në Komunën e Shtërpcës në mënyrë të drejtpërdrejtë ka marrë para në mënyrë që të mos veproj në pajtim me detyrat e tij zyrtare, me këtë do të ketë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit” nga neni 428 par.1 të KPRK-ës.
I njëjti ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete, me këtë do të ketë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar” nga neni 422 par.1 të KPRK-ës.
Kurse, ndaj R.H., ekziston dyshimi i arsyeshëm se nga viti 2011 deri në fund të vitit 2018, në mënyrë të tërthortë i ka dhënë para personit zyrtar që të veproj në kundërshtim me detyrat e tij zyrtare me këtë do të kryente veprën penale “Dhënia e ryshfetit” nga neni 429 par.3 të KPRK-së dhe veprën penale “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 431 par.2 të KPRK-së. I njëjti, iu ka shmangur tatimit pjesërisht pagesës së tatimit duke i prezantuar të dhëna të pavërteta në administratën tatimore, me këtë do të kryente veprën penale “shmangia nga tatimi” nga neni 307 par.3 lidhur me par.1 të KPRK-së.
Ndaj të pandehurit B.I., ekziston dyshimi i arsyeshëm se nga viti 2011 deri në fund të vitit 2018, në mënyrë të drejtpërdrejtë i ka dhënë para personit zyrtar që të veproj në kundërshtim me detyrat e tij zyrtare, me këtë do të kryente veprën penale “Dhënia e ryshfetit” nga neni 429 par.3 të KPRK-së, “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 431 par.2 të KPRK-ës dhe veprën penale “Shmangia nga tatimi” nga neni 307 par.3 lidhur me par.1 të KPRK-së.
Ndërsa, për të pandehurit S.S dhe J.K sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i arsyeshëm se gjatë vitit 2016 në Shtërpcë kanë ndihmuar personin zyrtar në shmangien e zbulimit të veprave penale kundër korrupsionit zyrtar dhe detyrës zyrtare, me këtë do të kryenin veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale” nga neni 138 par.1 lidhur me par.2 nënpar. 2.7 të KPRK-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPresidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit
Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave
Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë
Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra
Ndërron jetë ish-kryetari i Pejës dhe avokati i njohur Ferid Gjikolli
Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale