LAJMI I FUNDIT:

Sipas grimierës, gratë bëjnë gjithmonë dy gabime që i bëjnë të duken menjëherë më të vjetra

Sipas grimierës, gratë bëjnë gjithmonë dy gabime që i bëjnë të duken menjëherë më të vjetra

Një artiste e grimit ka zbuluar dy gabimet më të mëdha që bëjnë gratë që i bëjnë ato të duken më të vjetra.

Amanda Leehil thotë se ajo i sheh gratë që bëjnë të njëjtat dy gjëra me grimin e tyre, me qëllimin për t’u dukur më të reja, dhe kjo ka efektin e kundërt.

Duke postuar në TikTok, grimierja tha se këto gabime zakonisht bëhen nga gratë mbi moshën 40 vjeç.


Ajo e mbishkroi postimin: “Dy gabimet më të zakonshme që gratë mbi 40 vjeç bëjnë në grimin e tyre”. Amanda tha: “Kam thënë atë që thashë dhe nuk më vjen keq. Janë dy gabimet më të mëdha që gratë mbi 40 vjeç bëjnë me grimin e tyre. Unë e kuptoj se qëllimi është të shpërqendrohet nga plakja, po bën të kundërtën”, shtoi ajo.

Amanda zbuloi se dy produktet e grimit që femrat nuk duhet t’i përdorin nëse duan të largojnë vëmendjen nga plakja janë qerpikët voluminozë tepër të trashë dhe pluhuri i syve.

https://www.tiktok.com/@amandaleehill/video/7010579673734302981?lang=en&is_copy_url=1&is_from_webapp=v1

“Qerpikët me volum të trashë dhe pluhuri i syve, duhet të largohen”, tha Amanda, duke shtuar: “Alternativat në komente”.

Siç ishte premtuar, Amanda bëri disa sugjerime që mendonte se do të funksiononin më mirë në seksionin e komenteve të postimit të saj. Ajo komentoi: “Kërkojini grimierit të zvogëlojë volumin dhe gjatësinë e zgjatimeve tuaja me 30 për qind”. Postimi i saj deri tani është parë mbi 682 mijë herë. /Telegrafi/