LAJMI I FUNDIT:

Marine One, misteri i flotës së helikopterëve të presidentit amerikan

Marine One, misteri i flotës së helikopterëve të presidentit amerikan

Kanë kaluar 20 vite që kur ligjbërësit amerikanë pas sulmeve të 11 shtatorit vendosën, që Shtëpia e Bardhë ka nevojë për një flotë me të “aftë” të helikopterëve për transportimin e presidentit amerikanë.

I njohur si Marine One pasi me të menaxhon skuadrilja e helikopterëve të marinsave, flota ekzistuese VH-3D C Kings dhe VH-60N Black Hawks, sigurisht se është flota më e mirëmbajtur e helikopterëve në botë. Megjithatë ata janë të vjetër, transmeton Telegrafi.

VH-3D të modifikuar i janë bashkuar flotës presidenciale, e ngjashëm janë modifikuar edhe Black Hawks, që u futën në përdorim gjatë administratës së Ronald Reagan.


Duke marrë parasysh vjetërsinë e dizajnit, nuk është për t’u befasuar që pas sulmeve terroriste ekspertët konsideronin që presidenti ka nevojë për helikopterë më kapacitet më të madh, me mbrojtje më të madhe gjatë fluturimit dhe transportimit më të lehtë.

Ndërrimi i tyre i parë dështoi, pjesërisht për shkak se sigurimi i Shtëpisë së Bardhë dhe ushtria tentuan të mbushin helikopterët me më shumë opsione sesa që ishin kur u prodhuan.

Tentimi i dytë ishte paksa më i suksesshëm: në vitin 2014, Sikorsky arriti marrëveshjen për prodhimin e gjeneratës së ardhshme të fluturakeve të njohura si VH-92, që i realizoi kryesisht sipas planit.

Por, akoma ekzistojnë disa probleme, e Bloomberg News muajin e kaluar raportoi se testimi ushtarak ka treguar se VH-92 është i gatshëm për operacione rutinore.

Presidenti është zyrtari i vetëm federal i autorizuar për lansimin e armëve bërthamore dhe shpesh duhet të merr vendime kritike në afat të shkurtër kohor, dhe këto nuk janë vendime që duhet kumtuar përmes një iPhone.

Kur në Marine One (helikopteri presidencial) sikurse edhe në Air Force One (aeroplani presidencial) presidenti të ketë nevojë për një lloj lidhje (komunikim), do t’i mundësohej të ketë qasje për çfarëdo ndryshimi bërthamor.

Dihet se kjo është pjesë e planit komunikues, pasi që sistemet kyçe në aeroplan janë të mbrojtura nga efektet e valëve elektromagnetike – fenomen i shkaktuar pas shpërthimeve bërthamore.

Pikërisht për këtë, inxhinierët kanë më shumë probleme sesa që kanë pritur, por që patjetër ka nevojë ta ketë VH-92. Nuk bëhet fjalë për ndonjë gabim të Sikorsky që tani është pjesë e Lockheed Martin LMT+0,1% (bashkëpunëtor i Think Tank), pasi sistemi komunikues furnizohet nga burime tjera siç janë “pajisjet që i instalon qeveria).

E kjo po i kushton me shtyrjen e punës së helikopterëve të rinj Marine One, pavarësisht që marrëveshja për prodhimin e 23 sosh – përkatësisht VH-92 janë të nënshkruara dhe dihet data e dorëzimit të tyre.

Shtëpia e Bardhë çdo javë përdor helikopterët e mirëmbajtur, për transportim të zyrtarëve tjerë të lartë shtetëror. Bëhet fjalë edhe për S-92 që bazohet në VH-92 por që është larg më i sigurt dhe më i besueshëm në klasin e vet.

S-92 është i qasshëm për fluturim në 95 për qind të kohës dhe mund të ngjitet në ajër për dy minuta – që është shumë e rëndësishme për raste urgjente dhe ka sistemin më të sigurtë në botë të komunikimit.

Por në vend se të bëhet edhe më i sigurt dhe më i besueshëm, presidenti vazhdon të udhëtojë me helikopterët më të vjetër. Kjo edhe është arsyeja pse 20 vite pasi u vendosë që presidenti ka nevojë për helikopter të ri, akoma një i tillë nuk është parë në oborrin e Shtëpisë së Bardhë.

Korpusi i marinsave që janë përgjegjës për transportimin e sigurtë të presidentit me helikopterët e tyre, po bëjnë presion që VH-92 të futet në përdorim. Madje marinsat thonë se janë të trajnuar dhe të gatshëm për pilotimin e VH-92. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Botë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Evropa
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Botë
Kalo në kategori