LAJMI I FUNDIT:

Policia ndalon një autobus me dokumente të falsifikuara që udhëtonte nga Shkupi për në Stamboll

Policia ndalon një autobus me dokumente të falsifikuara që udhëtonte nga Shkupi për në Stamboll

Policia e Maqedonisë informon se mbrëmë ka ndaluar dhe konfiskuar një autobus të një kompanie të Shkupit, për shkak të dyshimit se është bërë falsifikim të regjistrimit dhe numrit të shasisë së autobusit.

Autobusi po udhëtonte në të njëjtën linjë të autobusit tragjik të “Besa Trans” për në Stamboll, ndërsa pjesëtarët e njësisë mobile të policisë kufitare e ndaluan në pikën pagesore afër Miladinovcit.

Krahas dokumentacionit të falsifikuar, policia kontrollon nëse shoferi 56-vjeçar i autobusit, kishte patentë të rregullt për vozitje në trafikun ndërkombëtar.


Ndryshe, më 23 nëntor, në një aksident në Sofje humbën jetën 45 pasagjerë që ktheheshin nga Stambolli në Shkup në një autobus të “Besa Trans”. Më pas u konstatua se autobusi i djegur nuk kishte dokumentacion adekuat për të kaluar kufirin, por kishte arritur të kalonte kufirin 135 herë me dokumente të të tjerëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Lajme
Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë

Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë

Drejtësi
Haradinaj pritet në Pentagon

Haradinaj pritet në Pentagon

Lajme
Kalo në kategori