Tottenhami do të përballet me Liverpoolin në derbin e së dielës që luhet në kuadër të javës së 18-të në Ligën Premier.
Spurs ka pasur disa ndeshje të ndërprera për shkak të disa infektimeve me Covid nga lojtarët, megjithatë duket se ndeshja e së dielës do të vijojë me orarin e paraparë.
Trajneri italian, Antionio Conte në një intervistë për ‘SkySports’ e ka lavdëruar skuadrën e Jurgen Klopp duke i dhënë epitetin si ndër skuadrat më të mira në botë.
“Të dielën, ne luajmë kundër një skuadre që mund të na mësojë shumë, sepse mendoj se Jurgen Klopp, kur mbërriti në Liverpool, ai filloi një punë fantastike. Por sezonin e parë ata nuk [arritën] aq shumë, por filloi puna”.
“Nëse doni të arrini këtë nivel, keni nevojë për punë, kohë, durim dhe investim [në transferime]”.
“Po, Liverpooli ka shumë zgjidhje gjatë lojës. Nuk do të jetë e lehtë, por ne duhet të punojmë si ekip. Ne përgatitemi për lojën.
“Ne e dimë shumë mirë se përballemi me një nga skuadrat më të mira në botë, por, në të njëjtën kohë, mendoj se është mirë të kemi këtë lloj loje, sepse duam të kuptojmë [si të përballemi] me këto skuadra kryesore”, është shprehur Conte.
Ndeshja zhvillohet të dielën nga ora 17:30 në “Tottenham Hotspur Stadium”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSuper gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së
Kylian Mbappe me dy gola në ‘Santiago Bernabeu’, Real Madridi kthehet te fitorja
U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës
Paraqitja magjike e Edon Zhegrovës ndaj PSG – stastistika e tij ishin perfekte
Ylli i Real Madridit ‘i shkatërruar’ pasi nuk arriti që të largohej nga klubi këtë verë
Ilir Daja largohet nga Ballkani, përshëndetet me lojtarët pas ndeshjes me Malishevën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, pesë të plagosur dërgohen në QKUK
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak
Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së
Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale
Formë e re e presionit ndaj Netanyahut - grevë e përgjithshme, ‘paralizohet’ gjithçka në Izrael
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh