Pezullohet greva e punëtorëve shëndetësorë, FSShK thotë se po e bën për shkak të gripit sezonal
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës duke u nisur nga situata e rëndë epidemiologjike në vend dhe duke u nisur nga raportet e ardhura nga QKMF-të, Repartet Pediatrike të Spitaleve dhe Klinikës së Pediatrisë ka bërë të ditur se ka marr vendim që grevën e përgjithshme të paralajmëruar për datën 21 dhjetor 2021 ta pezullojë deri në një vendim tjetër të Këshillit Drejtues në janar 2022.
Në njoftim thuhet se FSSHK kishte shpresuar që buxheti për vitin 2022 do të votohet me datë 22 dhjetor 2021 andaj edhe ka kërkuar që të zhvillojë takime me ministrin e Shëndetësisë, ministrin e Punëve të Brendshme dhe Administratës, Komisionin Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale si dhe Komisionin Parlamentar për Buxhet dhe Financa, pasi që buxheti votohet sot edhe njëherë në interes të pacientëve e pezullon grevën e përgjithshme.
“FSSHK njofton opinionin e gjerë se të hënën më datë 20.12.2021 do të takohen me ministrin e Shëndetësisë, të martën me Komisionin për Shëndetësi dhe presim takim me Kryeministrin Kurti ashtu siç është prononcuar në media”, thuhet në njoftim.
Gjatë këtyre takimeve, FSSHK thekson se para ministrit të Shëndetësisë dhe anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Shëndetësi do të shpalosë edhe njëherë kërkesat për miratimin e Ligjit të Pagave dhe kërkesën për rritje të pagave prej 50% për të gjithë të punësuarit në institucione publike shëndetësore.
Në fund FSSHK tregon se nuk ka tërheqje nga greva, por vetëm pezullim të përkohshëm pasi nuk dëshirojnë t’i lënë pacientët, siç thonë ashtu siç “po na lë neve Qeveria”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze