Shefi i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka bërë të ditur se Grupi Parlamentar i PDK-së nuk do të qëndrojë në sallë të Kuvendit për të dëgjuar adresimin e presidentes Vjosa Osmani.
Tahiri në një postim në Facebook shkruan se presidentja Osmani ka manifestuar një paaftësi totale për të ushtruar rolin kushtetues, me theks të veçantë në agjendën e politikës së jashtme të Republikës së Kosovës.
Lexoni të plotë postimin:
Duke i shërbyer agjendës politike të qeverisë dhe mazhorancës, Presidentja Osmani ka dështuar të shërbejë si përfaqësuese e unitetit të popullit. Mandati i saj i deritanishëm është karakterizuar nga një numër shkeljesh dhe dështimesh. Në mes tjerash
I. Presidentja Osmani ka përdorur instrumentet e institucionit të Presidentes për të realizuar qëllimet e pushtetit, në mënyrë të kundërligjshme dhe kundër kushtetuese, siç është rasti me shkarkimin e ish Kryetares së KQZ-së, znj. Valdete Daka, një skandal që u pasqyrua edhe në Raportin e BE-së për Vendin
II. Presidentja Osmani nuk ka arritur të lexojë në mënyrë të pavarur nga pikëpamjet e mazhorancës që e ka zgjedhur, raportet, temat dhe zhvillimet politike që janë interes i shtetit të Kosovës.
III. Presidentja Osmani ka manifestuar një paaftësi totale për të ushtruar rolin kushtetues, me theks të veçantë në agjendën e politikës së jashtme të Republikës së Kosovës.
IV. Gjatë mandatit të deritanishëm, Presidentja Osmani nuk është parë e interesuar dhe as e angazhuar për të siguruar njohje të reja për Republikën e Kosovës, përderisa ish bashkë partiakja e saj në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme, ka dështuar në mënyrë sistematike për t’iu kundërvënë mësymjes së Serbisë kundër shtetësisë sonë, ngjashëm siç kanë dështuar që të dyja së bashku për të konsoliduar diplomacinë dhe përfaqësimin e Kosovës në marrëdhënie diplomatike.
V. Presidentja Osmani ka dështuar të angazhohet për anëtarësimin e Kosovës në mekanizma dhe organizata ndërkombëtare.
VI. Presidentja Osmani nuk ka arritur të ndërtojë një agjendë të politikës së jashtme brenda kuadrit të kompetencave të veta kushtetuese, dhe vizitat e saj jashtë vendit kanë qenë të një karakteri periferik, pa përmbajtje, pa qëllime dhe pa rezultat.
VII. Presidentja Osmani nuk ka ndërmarrë asnjë lloj iniciativë brenda kompetencave të veta si Presidente, as në rrafshin e brendshëm dhe as në atë të jashtme.
VIII. Presidentja Osmani ka dështuar të mbrojë mediat dhe fjalën e lirë, madje duke qenë vetë protagoniste e sulmeve dhe përpjekjeve për cenimin e lirisë së mediave.
IX. Presidentja Osmani ka legjitimuar ndërhyrjet e pushtetit në institucionet e pavarura dhe deri më sot, nuk ka pasur asnjëherë mendim a qëndrim shtetëror si Presidente, ndaj çështjeve dhe temave që kanë karakterizuar degradimin e qeverisjes në kurriz të qytetarëve.
Për paaftësinë për të ushtruar funksionin kushtetues të unitetit të popullit dhe shumë dështime të tjera sistematike, sot Grupi Parlamentar i PDK-së, nuk do të qëndrojë në sallë për të dëgjuar adresimin e Presidentes Osmani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK me bazë pranë Liqenit të Batllavës, Veseli: Siguri kundër sabotimeve, sikurse sulmi në Ibër-Lepenc
Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore
Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë
Vrasja e 29-vjeçarit në Malishevë, ngritet aktakuzë ndaj nëntë personave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?