Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës ka publikuar të dhëna në lidhje me procesion rekrutues, në konkursin për pranimin e ushtarëve aktiv të FSK-së.
Përmes një njoftimi për media, nga Ministria e Mbrojtjes kanë dhënë detaje në lidhje me ankesat dhe shqyrtimin e tyre.
Sipas njoftimit, bordi Përzgjedhës i kandidatëve në konkursin për pranimin e ushtarëve aktiv në FSK, në fazën e testimit fizik ka pranuar 226 ankesa te rregullta dhe 10 ankesa pas afatit, ankesa për listën fillestare të cilat janë refuzuar.
“Bazuar në Rregulloren Nr. 03/2020 për rekrutim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, neni 37, këto ankesa janë proceduar si në vijim: 130 ankesa janë aprovuar dhe jane ftuar për testim me 16.12.2021 në Prishtinë; 88 ankesa janë refuzuar dhe janë proceduar për Bordin e ankesave; 8 ankesa kanë qenë të adresuara nga kandidatët të cilët kanë munguar gjatë javës së testimit për shkak të mungesës së dokumenteve të zotësisë dhe janë testuar të premten; 10 ankesa nuk janë trajtuar për shkak së kanë qenë jashtë afatit të ankesave”, thuhet në njoftim.
Ministria sqaron se në listë për ritestim për datën 16.12.2021 është ftuar edhe një kandidat, Soner Gurizi i cili gjatë testimit i janë kalkuluar gabimisht pompat dhe barkoret me moshën 18-21 vjet, ndërsa kandidati i ka 23 vite dhe pas përfundimit të pompave i është ndërprerë testi.
“Prandaj është ftuar në ritestim më datë 16.12.2021 për shkak të gabimit përkatës. Prandaj në listën për ritestim në total janë 131 kandidat. (130 ankesa te aprovuara dhe 01 kandidati në fjalë)”, thuhet në njoftim.
Nga ky proces rezultatet janë si në vijim:
Të planifikuar për ritestim ishin 131 kandidatë nga të cilët prezent ishin 112 kandidatë, kurse munguan 19 kandidatë.
Prej 112 kandidatëve të testuar kanë kaluar 59 kandidatë , kurse nuk kanë kaluar 53 kandidatë.
“88 kandidatët e refuzuar nga Bordi Përzgjedhës janë proceduar për Bordin e Ankesave. Pas vendimit të Bordit të Ankesave, kandidatët do të njoftohen dhe Bordi Përzgjedhës do të veprojë sipas vendimit të Bordit për Ankesa”, sqarohet tutje. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëZgjedhjet e 9 shkurtit, 36 mijë e 500 pako me fletëvotime kanë arritur nga diaspora
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin
Cila është teknika më e mirë e menaxhimit të stresit, sqaron psikologia Antigona Qenaj
Arrijnë votat e para nga diaspora
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?