LAJMI I FUNDIT:

Kosova do t’i mësojë nesër kundërshtarët në Ligën e Kombeve – spikat Turqia si rival i mundshëm, të tjerat të kalueshme

Kosova do t’i mësojë nesër kundërshtarët në Ligën e Kombeve – spikat Turqia si rival i mundshëm, të tjerat të kalueshme

Shorti për edicionin e tretë të Ligës së Kombeve do të hidhet në Nyon në orën 18:00 më 16 dhjetor 2021 (e enjte).

Kosova do të jetë në Ligën C, ku janë edhe 15 ekipe të tjera.


Të 55 shoqatat anëtare të UEFA-s marrin pjesë në Ligën e Kombeve 2022/23 dhe ndahen në katër liga.

Ligat A, B dhe C (ku është Kosova) do të kenë të gjitha nga 16 skuadra, të cilat do të ndahen secila në katër grupe me nga katër ekipe.

Kosova është në vazon e tretë, pasi ekipet janë ndarë në vazo në bazë të pozicionit që kanë në ranglistë.


  • Vazo 1 do të përmbajë katër ekipet e renditur nga pozitat e 33-të 36-
  • Vazo 2 do të përmbajë katër ekipe e renditura nga pozitat 37-të 40-
  • Vazo 3 do të përmbajë katër ekipe e renditura nga pozitat e 41 në 44
  • Vazo 4 do të përmbajë katër skuadrat e renditura nga pozitat 45 deri në 48

Kundërshtarët e Kosovës?

Siç thamë më lartë, Kosova është në vazon e tretë, ndërsa në vazon e parë janë emra si Turqia, Sllovakia, Bullgaria dhe Irlanda e Veriut, që të gjitha kundërshtarë të mundshëm për ekipin tonë.

Në vazon e dytë, po ashtu kundërshtarë të mundshëm janë Greqia, Bjellorusia, Luksemburgu dhe Maqedonia e Veriut.

Së bashku me Kosovën në vazon e tretë janë Lituania, Gjeorgjia dhe Azerbajxhani.

Gjibraltar, Ishujt Faroe, janë të sigurt në vazon e katërt, ndërsa për dy vendet e mbetura do të përcaktohet nga çiftet Kazakistan/Moldavia dhe Qipro/Estoni.

Në të gjitha rastet, skuadrat do të luajnë me të gjithë kundërshtarët e tyre të grupit në shtëpi dhe jashtë në qershor dhe shtator 2022.

Katër fituesit e grupeve në Ligën A do të kalojnë në finalet e eliminimit në qershor 2023. Fituesit e grupeve në tre ligat do të promovohen të gjithë për edicionin 2024/25.

Duket se nuk do të ketër rival me diferenca të mëdha kësaj radhe.


Cilat janë datat e ndeshjeve?

Ditët e ndeshjeve 1 dhe 2: 2–8 qershor 2022

Ditët e ndeshjeve 3 dhe 4: 8–14 qershor 2022

Ditët e ndeshjeve 5 dhe 6: 22–27 shtator 2022

Shorti i finaleve: Mbetet të caktohet

Gjysmëfinalet: 14 dhe 15 qershor 2023

Ndeshja finale dhe vendi i tretë: 18 qershor 2023

Ndeshjet: 21–23 dhe 24–26 mars 2024


Si përshtaten kualifikimet me kualifikimin për EURO 2024?

Formati për kualifikimet për EURO 2024 nuk është ende i konfirmuar, duke përfshirë ndonjë detaj se si skuadrat mund të fitojnë vendet në play-off përmes Ligës së Kombeve 2022/23.

Rregulloret e garave të UEFA EURO 2024 pritet të miratohen dhe publikohen në qershor 2022.


/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori