LAJMI I FUNDIT:

PSG e mban përbrenda zhgënjimin e tyre për shortin e Ligës së Kampionëve

PSG e mban përbrenda zhgënjimin e tyre për shortin e Ligës së Kampionëve

Shorti i parë i dështuar në Ligën e Kampionëve nxori një frustrim të Real Madridit, por kundërshtarët e tyre Paris Saint-Germain kanë qenë të qetë. Ndërsa Los Blancos fillimisht ishte shortuar kundër Benficas, PSG kishte pasur më parë një ndeshje paksa më të lehtë kundër Manchester United.

Tani, skuadra e Ligue 1 do të duhet të përballet me Real Madridin dhe ata nuk e donin fare këtë.


Ndërsa është e vërtetë që Real Madridi kishte një arsye më të fortë për t’u ankuar, pasi shorti i tyre me Benfikën ndodhi para parregullsive me shortin e parë, gjë që nuk ndodhi me PSG-Manchester United, heshtja në Parc des Princes ka qenë e dukshme.

Zyrtare: Anulohet shorti i Ligës së Kampionëve për fazën e eliminimit direkt, ri-hidhet pas një ore
Lexo po ashtu Zyrtare: Anulohet shorti i Ligës së Kampionëve për fazën e eliminimit direkt, ri-hidhet pas një ore

Mediat franceze nuk janë të kënaqura me shortin dhe madje kanë kritikuar klubin kryeqytetas për heshtjen e tyre. Shtypi pretendon se PSG nuk po kritikon UEFA-n për shkak të afërsisë së tyre tani me organin qeverisës të kontinentit.

PSG, së bashku me Bayern Munich, u bashkuan me Aleksander Ceferin për të shprehur kundërshtimin më të fortë ndaj planeve të Superligës në atë kohë. Prandaj, ata nuk duan të kritikojnë hapur UEFA-n në këtë kohë.

Pas gabimit teknik, UEFA ri-cakton përballjet për fazën 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve – vëmendja te dy super derbi
Lexo po ashtu Pas gabimit teknik, UEFA ri-cakton përballjet për fazën 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve – vëmendja te dy super derbi

Kjo nuk do të thotë se nuk ka zhgënjim për atë që ndodhi të hënën. Thjesht kjo është e brendshme në rastin e tyre.

Me Kylian Mbappe, Lionel Messi dhe Neymar së bashku, ndoshta vetëm për një sezon, PSG e sheh 2021/22 si një mundësi të shkëlqyer për të fituar Kupën e tyre të parë Evropiane. Edhe pse dolën në vendin e dytë në grupin e tyre pas Manchester Cityt, ata shpresonin për një short më të lehtë se ky.

Por, tani ata do të duhet të kapërcejnë një pengesë shumë të fortë në fazën e parë të nokauteve. Eliminimi në 1/8 do të sillte shumë presion mbi Mauricio Pochettinon, Leonardon dhe vetë Nasser Al-Khelaifin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

La Liga
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Ligat tjera
Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Ndërkombëtare
Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

La Liga
Kalo në kategori