LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Anulohet shorti i Ligës së Kampionëve për fazën e eliminimit direkt, ri-hidhet pas një ore

Zyrtare: Anulohet shorti i Ligës së Kampionëve për fazën e eliminimit direkt, ri-hidhet pas një ore

Është anuluar edhe zyrtarisht shorti për fazën e eliminimit diretk në Ligën e Kampionëve.

Pati polemika të mëdha në shortin e 1/8-tës së Ligës së Kampionëve këtë pasdite pasi Manchester United dukej se ishte vendosur në vazon e gabuar.


Në ceremoninë zyrtare në Nyon të Zvicër, emri i Villarrealit u shfaq dhe më pas ish-ylli i Arsenalit, Andrey Arshavin zgjodhi topin e United në skena që ishin jashtëzakonisht konfuze për shikuesit që e shikonin shortin direkt.

E gjithë bota po flet për gabimin trashanik që bëri UEFA në shortin e Ligës së Kampionëve
Lexo po ashtu E gjithë bota po flet për gabimin trashanik që bëri UEFA në shortin e Ligës së Kampionëve

Rregullat përcaktojnë që të dy skuadrat nuk mund të përballeshin me njëra-tjetrën pasi kishin konkurruar tashmë në të njëjtin grup, me Unitedin që përfundonte në krye dhe Villarrealin në vendin e dytë.

Pasoi panik masiv, topi u largua dhe shorti vazhdoi. Villarreali mësoi më pas se do të luajë kundër rivalëve të United, Manchester City, përpara se Djajtë e Kuq të mësojnë se do përballen ndaj Paris Saint-Germain.

Shorti do të ri-hidhet në ora 15:00 në Nyon të Zvicrës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Ndërkombëtare
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Gjest i shëmtuar nga tifozët e Atletico Madridit, Nico Williams ndalon lojën në gjysmë për shkak të koreve raciste

Gjest i shëmtuar nga tifozët e Atletico Madridit, Nico Williams ndalon lojën në gjysmë për shkak të koreve raciste

La Liga
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Kalo në kategori