LAJMI I FUNDIT:

Mesazhi i Mancini për Agueron: Më vjen shumë keq që tërhiqet kaq herët

Mesazhi i Mancini për Agueron: Më vjen shumë keq që tërhiqet kaq herët

Ish-trajneri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, e ka pranuar se është trishtuar kur ka dëgjuar se Sergio Aguero do të tërhiqet nga futbolli për shkak të një problemi në zemër.  

Agüero u transferua te Barcelona përpara sezonit të ri, pasi kaloi nga Manchester City si lojtar i lirë.


Por 33-vjeçari përjetoi probleme në gjoks dhe vështirësi në frymëmarrje gjatë një ndeshjeje kundër Alaves në tetor.

Më vonë u konfirmua se ai do të mungojë për tre muaj dhe tani pritet të bëjë një deklaratë të mërkurën.

Mancini, i cili fitoi titullin e parë te Manchester Cityt në Ligën Premier në sezonin 2011-12, kishte një Agüero vendimtar në skuadër.

Aguero u largua nga Manchester City si golashënuesi kryesor i klubit pasi kontrata e tij skadoi në qershor dhe ish-reprezentuesi argjentinas largohet nga futbolli pasi shënoi 41 gola në 101 ndeshje me Albicelestet.

“Më vjen shumë keq, i uroj gjërat më të mira. Më vjen shumë keq që e shoh atë të largohet kaq shpejt”.

“E doja te City, ai është i huaji me mesataren më të lartë të golave ​​në Angli. Më vjen keq që ai duhet të largohet nga futbolli kaq shpejt”, ka thënë Mancini në Gran Gala Gazzetta Awards.

Mancini drejtoi Manchester Cityn nga dhjetori 2009 deri në maj 2013./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Flick i gatshëm ta shesë Pedrin madje gjen edhe zëvendësuesin e tij

Flick i gatshëm ta shesë Pedrin madje gjen edhe zëvendësuesin e tij

La Liga
Messi shënoi një supergol nga distanca, i ngjashëm me një nga golat e tij më të mëdha ndonjëherë

Messi shënoi një supergol nga distanca, i ngjashëm me një nga golat e tij më të mëdha ndonjëherë

Ligat tjera
Cristiano Ronaldo humbet rekordin krenar të UEFA-s që ndau me dy lojtarë të tjerë legjendar

Cristiano Ronaldo humbet rekordin krenar të UEFA-s që ndau me dy lojtarë të tjerë legjendar

Ndërkombëtare
Hansi Flick zgjedh lojtarin 'e paprekshëm' te Barcelona

Hansi Flick zgjedh lojtarin 'e paprekshëm' te Barcelona

La Liga
Roma po e shet Abrahamin në Ligën Premier, ka gati një super zëvendësim

Roma po e shet Abrahamin në Ligën Premier, ka gati një super zëvendësim

Serie A
Franco Foda publikon listën e Kosovës, ftohen për herë të parë dy futbollistë të rinj

Franco Foda publikon listën e Kosovës, ftohen për herë të parë dy futbollistë të rinj

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori