Osmani në takim me Truss: Ballkani Perëndimor mbetet prioritet për Mbretërinë e Bashkuar
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, gjatë qëndrimit në Londër, u takua me Sekretaren e Shtetit për Punë të Jashtme dhe Zhvillim të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, Liz Truss. Dy ministrat diskutuan për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve, por pjesa më e madhe e bisedës iu kushtua sfidave rajonale dhe perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut.
Në takim u konstatua se rrjedha e zbatimit të Marrëveshjes për Partneritet, Tregti dhe Bashkëpunim ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar është komponent shumë i rëndësishëm në zhvillimin e marrëdhënieve të përgjithshme.
U fol edhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm të suksesshëm në fushën e mbrojtjes, teksa jashtëzakonisht e rëndësishme është mbështetja afatgjate e Britanisë së Madhe në forcimin e kapaciteteve ushtarake të vendit tonë dhe sigurisht bashkëpunimin në NATO, si një tjetër hallkë lidhje mes dy vendeve edhe në të ardhmen.
Bashkëbiseduesit arritën në përfundimin se Ballkani Perëndimor luan një rol të rëndësishëm për stabilitetin dhe përparimin e përgjithshëm të Evropës dhe integrimi i rajonit në Bashkimin Evropian është një interes i ndërsjellë gjeostrategjik nga pikëpamja politike, e sigurisë dhe ajo ekonomike.
Bashkëbiseduesit konstatuan se në rajon është e domosdoshme të intensifikohet angazhimi dhe prania e Mbretërisë së Bashkuar, SHBA-së dhe Bashkimit Evropian, gjë që do të kontribuonte në arritjen e qëllimit të përbashkët – një rajon stabil dhe prosperues.
“Perspektiva evropiane dhe euroatlantike mbeten forca kryesore lëvizëse për transformimin e të gjitha vendeve të rajonit në shoqëri të zhvilluara demokratikisht dhe ekonomikisht dhe në këtë drejtim hapja e negociatave të anëtarësimit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me Bashkimin Evropian do të ndikojë pozitivisht për stabilitetin dhe zhvillimin afatgjatë të të gjithë kontinentit”, është thënë në takim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake
Nominoi Feride Rushitin për Nobel për Paqe, deputeti suedez: Është një dritë shprese për drejtësinë në mbarë botën
Forcat e Armatosura Turke trajnojnë ushtarët e Kosovës
Përkundër mbështetjes për VV-në, Berisha thotë se është i pavarur - akuzon gazetarë e analistë për tentim kapje të KPM-së
Opozita reagon ashpër pasi Besnik Berisha u zgjodh kryetar i ri i KPM-së
Bojkotimi i tri kanaleve televizive nga LVV-ja, sekretari i partisë i përgjigjet kritikave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Më shkon nerva", Driloni e pranon gjatë spektaklit se lidhja me Sarën ishte lojë
Protestë masive anti-Vuçiq në Beograd
Për herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin
Përse Jamie Foxx nuk është martuar kurrë dhe cilat kanë qenë të dashurat e tij?
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake