LAJMI I FUNDIT:

Babai 73-vjeçar i David Beckham martohet për herë të dytë

Babai 73-vjeçar i David Beckham martohet për herë të dytë
Foto: PA

Babai i David Beckahm, Ted , 73 vjeç është martuar për herë të dytë, ai kurorëzoi dashurinë me avokaten milionere Hilary Meredith, 62-vjeçare.

Ish-ylli i Anglisë dhe Man Utd, David, gruaja Victoria, dhe tre nga fëmijët e tyre ishin prezent në ceremoninë e tyre martesore.


Ata mbërritën me automjete pak para orës 15:00 në Tempullin historik, pjesë e distriktit ligjor të Londrës qendrore.

Foto: Ian Whittaker

“Ishte një ceremoni shumë e vogël private me vetëm një pjesë të vogël të familjes dhe miqve të ngushtë, duke përfshirë David, Victoria dhe tre nga fëmijët”, tha një burim, shkruan The Sun.

“Ted është në të 70-at dhe Hilary në të 60-at. Ishte dasma e dytë për të dy, kështu që ata nuk donin të bënin bujë, por e gjithë familja ishte e kënaqur që ishin atje”, tha tutje ky burim.

Foto: PA

Motra e Davidit, Louise dhe partneri i saj Kevin Briggs mbërritën të parët, pak para Victoria  dhe djalit të saj Romeo i cili ishte bashkë me të dashurën e tij, Mia Regan.

Davidi, i cili mbante një lule të bardhë në xhaketën e kostumit të tij të errët, hyri brenda me Tedin disa minuta më vonë.

Foto: PA

Vajza e David dhe Victoria, Harper dhe djali më i vogël Cruz ishin gjithashtu atje, ndërsa djali më i madhi çiftit të njohur, Brooklyn besohej të ishte në SHBA.

Nusja Hilary, e veshur me të bardha, sipas traditës mbërriti më vonë me vajzën e saj, Charlotte.

Foto: Erotme.co.uk

Ajo u takua me Ted në 2019 përmes punës së tyre bamirëse për veteranët e ushtrisë në Broughton House Veteran Care Village. Ata nisën bashkëjetesën aty pranë në Cheshire dhe njoftuan romancën në mars 2020 kur filloi bllokimi i pandemisë COVID-19.

Ted u nda nga nëna e Davidit, Sandra në vitin 2002 pas 33 vitesh martesë. Ted më vonë e diskutoi atë në një autobiografi që shkaktoi një përçarje mes tij dhe Davidit. Por dyshja u pajtuan pasi Ted pati një atak në zemër në vitin 2007. /Telegrafi/

Foto: Ian Whittaker

Në trend Magazina

Më shumë
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Gjyshja mendoi se po shkruante mesazhe me Robert De Niro, por mbesa e saj e pa mashtrimin: Nuk mund të ndaloja së qeshuri

Gjyshja mendoi se po shkruante mesazhe me Robert De Niro, por mbesa e saj e pa mashtrimin: Nuk mund të ndaloja së qeshuri

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
“Kallam Veshaj” - Heidi Baci përplaset me Gracianon, pasi ky ofendoi Romeon

“Kallam Veshaj” - Heidi Baci përplaset me Gracianon, pasi ky ofendoi Romeon

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Xhuli: Brenda një jave udhëtoj në 10 shtete, është e lodhshme

Xhuli: Brenda një jave udhëtoj në 10 shtete, është e lodhshme

Magazina
Kalo në kategori