LAJMI I FUNDIT:

Rritet numri i viktimave nga tornadot në SHBA, pamje rrëqethëse nga Kentucky

Rritet numri i viktimave nga tornadot në SHBA, pamje rrëqethëse nga Kentucky

Nga goditja e njëpasnjëshme e tornadove të shumta, në Kentucky të SHBA-ve kanë humbur jetën të paktën 80 persona, por ky numër besohet se është më i madh, ka bërë të ditur guvernatori i këtij vendi, Andy Bashir.

Dëmet më të mëdha janë regjistruar në Graves, ku gjendet edhe qyteti Mayfield, e sipas të dhënave zyrtare, në këtë qytet jetojnë mbi 10 mijë njerëz, transmeton Telegrafi.


Një stuhi e fuqishme kishte goditur mbi gjashtë shtete amerikane, duke sjell me vete të paktën 30 tornado tejet të fuqishme që shkatërruan gjithçka që u dilte përpara.

Qindra shtëpi janë “zhdukur nga faqja e dheut”, e dëmet materiale vlerësohen të jenë shumë të mëdha. Por edhe numri i viktimave ishte shumë i lartë.

Të paktën tre persona humbën jetën edhe në Tennessy në veri të Memphisit. E hiq më lehtë nuk kaluan qytetarët amerikanë edhe në shtetet tjera.

Pamjet e filmuara nga terreni shfaqin shtëpitë e shkatërruara plotësisht, veturat e grumbulluara në një vend që erërat që frynin mbi 300 kilometra në orë i kishin “palosur” njëra mbi tjetrën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Evropa
Para luftës kishte 3 mijë banorë, sot fshati ukrainas është shndërruar në gërmadha – pamjet nga ajri e dëshmojnë këtë

Para luftës kishte 3 mijë banorë, sot fshati ukrainas është shndërruar në gërmadha – pamjet nga ajri e dëshmojnë këtë

Evropa

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Pamjet e një aksidenti të pazakontë në Britani - shoferi i dehur u përplas në ndërtesën e teatrit

Pamjet e një aksidenti të pazakontë në Britani - shoferi i dehur u përplas në ndërtesën e teatrit

Evropa
Kalo në kategori