LAJMI I FUNDIT:

“I dërguar nga lartë”, faqja e Man Utd e lartëson Ronaldon pas golit të fitores ndaj Norwichit

“I dërguar nga lartë”, faqja e Man Utd e lartëson Ronaldon pas golit të fitores ndaj Norwichit
Foto: Manchester United/Twitter

Faqja zyrtare e Manchester United e ka lartësuar figurën e sulmuesit të tyre kryesor të skuadrës, Cristiano Ronaldo, i cili po vazhdon të jetë vendimtar në rezultatet e ekipit këtë sezon.

Manchester Unitedi ka fituar me vështirësi dhe rezultat minimal 1-0 në udhëtim te Norwich City në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në Ligën Premier.

Goli i vetëm në këtë fitore të Djajve të Kuq u shënua në minutën e 75-të me anë të portugezit Ronaldo, i cili ishte i saktë nga penalltia.


Kjo nuk është hera e parë që ylli portugez është vendimtar në fitoret e Unitedit, edhe përkundër se është lojtari më i vjetër në skuadër, me 36 vjet.

Figura e tij vazhdon të lartësohet në Old Trafford dhe një gjë të tillë e ka konfirmuar vetë faqja zyrtare e Djajve të Kuq me anë të një postimi.

“I dërguar nga lartë”, është shkrimi i faqes zyrtare të Unitedit në rrjetin social Twitter.

Ronaldo deri tani këtë sezon ka zhvilluar 19 ndeshje, teksa ka shënuar 13 gola mes Ligës Premier dhe Ligës së Kampionëve, ku shtatë vijnë nga kampionati dhe gjashtë në garën evropiane. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Një nga lojtarët më të mirë në botë në pozitën e tij nuk rinovon - pret Real Madridin për ofertë

Një nga lojtarët më të mirë në botë në pozitën e tij nuk rinovon - pret Real Madridin për ofertë

La Liga
Lojtarët e Bayernit të acaruar me një vendim që ka marrë Kompany

Lojtarët e Bayernit të acaruar me një vendim që ka marrë Kompany

Bundesliga
Hansi Flick po përgatit një transferim befasues te Barcelona për afatin e janarit

Hansi Flick po përgatit një transferim befasues te Barcelona për afatin e janarit

La Liga
Taulant Xhaka paralajmëron rikthimin e Granitit te Baseli dhe planin e tyre pasi të pensionohen nga futbolli

Taulant Xhaka paralajmëron rikthimin e Granitit te Baseli dhe planin e tyre pasi të pensionohen nga futbolli

Ligat tjera
E ardhmja e Dele Alli merr një kthesë të re që mund ta shohë ish-yllin e Anglisë të rikthehet në Ligën Premier

E ardhmja e Dele Alli merr një kthesë të re që mund ta shohë ish-yllin e Anglisë të rikthehet në Ligën Premier

Premier League
Messi ka parakaluar Ronaldon në garën për blerjen e një veture të rrallë që kushton 27 milionë euro

Messi ka parakaluar Ronaldon në garën për blerjen e një veture të rrallë që kushton 27 milionë euro

Ndërkombëtare
Kalo në kategori