LAJMI I FUNDIT:

Finlanda porositi 64 aeroplanë luftarakë amerikan “Lockheed F-35”

Finlanda porositi 64 aeroplanë luftarakë amerikan “Lockheed F-35”

Finlanda zgjodhi kompaninë amerikane Lockheed Martin për të blerë aeroplan të rinj luftarakë.

Finlandezët kanë porositur 64 kopje të modelit F-35 me vlerë 9.4 miliardë dollarë për të zëvendësuar aeroplanët e tyre të vjetruar F/A-18.

Lockheed Martin ka hyrë në tender së bashku me suedezen, Saab, rivalin amerikan Boeing, francezin Dassault dhe kompaninë britanike BAE Systems, raporton reuters.


Lockeed i është dhënë një kontratë për aeroplanë, armatime, shërbime dhe mirëmbajtje deri në vitin 2023, të gjitha këto do të kushtojnë 9.4 miliardë dollarë.

https://www.youtube.com/watch?v=oGAepadiPBY

Ndërtimi i hangarëve të rinj dhe pajisjeve të tjera do të kushtojë 777 milionë euro shtesë, ndërsa 824 milionë euro janë rezervuar për paketën përfundimtare të armëve.

Finlanda filloi kërkimin për aeroplanë të rinj në vitin 2015 kur synonte të zëvendësonte një aeroplan luftarak të vjetër Hornet të blerë në vitin 1992 nga McDonnel Douglas, i cili tani është pjesë e Boeing.

Finlandezët janë vendi i 14-të që zgjedh aeroplanët F-35 dhe ata kanë qenë në shërbim që nga viti 2027.

Boeing është i zhgënjyer me vendimin e Finlandës dhe pretendon se ka interes të rëndësishëm ndërkombëtar për aeroplanët e saj F/A-18 Block II Super Hornet dhe EA-18G Growler. Të pakënaqur janë edhe suedezët e Saab, por respektojnë vendimin e autoriteteve. /Telegrafi/