LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i Mustafa Greblleshit për humanizmin e Qazim Mulletit

Rrëfimi i Mustafa Greblleshit për humanizmin e Qazim Mulletit
Mustafa Greblleshi

Më 28 tetor 1941, në Tiranë të rinjtë protestojnë kundër italianëve. Gjatë protestave, Mustafa Greblleshi – që ishte majtist – lëndohet nga të rënat e kondakut të pushkës. Italianët e dërgojnë në spital …

Pasi shërohen plagët e Greblleshit, atë e çojnë në zyrën e prefektit të Tiranës, Qazim Mulleti. Sipas kujtimeve të Greblleshit, Mulleti i thotë: “Ju ka marrë koka erë, ty dhe shokëve tu. Doni Rusinë, vendin ku njerëzit hanë njëri-tjetrin”.

Mulleti e liron Greblleshin, por e “dënon” me bursë studimi në Itali.


“Mos kujto se po e bëjë sepse kemi frikë prej teje dhe shokëve tu. Përkundrazi, po gjykoj jo si prefekt, por thjesht si prind, bile si prind zemërgjerë. Ti je infektuar nga sëmundja e tmerrshme e shekullit, nga mikrobi i rrezikshëm i komunizmit. Duke soditur bukurit e Italisë dhe veprat e artit – aq më tepër se ti merresh edhe me letërsi – ma thotë mendja se do të të hapen sytë, me një fjalë do të ftillohesh. Dhe, mbasi të jesh çliruar nga thonjtë e kësaj lëngate të llahtarshme, do të jesh ti vetë ai qo do të vish të më thuash me gojën tënde: ‘Të faleminderit shumë, zotni prefekt, se më bane të lind për së dyti’. Unë po të jap një mundësi që i jepet një dashamiri të qeverisë, jo një kundërshtari. Nuk po të syrgjynos në Ventottene, as në ndonjë ishull tjetër të shkretë të Italisë. Nuk po të nis të shoqëruar të lidhur me pranga. Tjetër nuk kam çka baj, veç me të mbajtë në krah. Po nuk dijte me përfitue, në qafë paç veten”, thotë Mulleti. (Mustafa Greblleshi, “Kujtime, 1939-1944”, fq. 48-51)

Dhe, Greblleshi shkon në Itali.

Siç dihet, pas marrjes së pushtetit nga komunistët, Greblleshi arrestohet. Një gazetar, publicist, shkrimtar e përkthyes, detyrohet të bëjë punë krahu, si hamall. Ndërsa, kolegët e tij nga gazeta “Bashkimi i kombit” ku botohet “Poemi kosovar” e pësojnë edhe më keq. Gjergj Bubani vdiq në burg, njëjtë si Akile Tasi. /Telegrafi/

POEM KOSOVAR: Dhe këndova kosovarin, njerinë që banon n’atë vend ‘prej qindra vjet- prej mijra vjet- rrënjë pas rrënje’
Lexo po ashtu POEM KOSOVAR: Dhe këndova kosovarin, njerinë që banon n’atë vend ‘prej qindra vjet- prej mijra vjet- rrënjë pas rrënje’

Në trend Kultura

Më shumë
Qyteti më i vjetër në botë!

Qyteti më i vjetër në botë!

Kulture
Banesa Kikino, e para në Gjirokastër që i festohet viti i lindjes

Banesa Kikino, e para në Gjirokastër që i festohet viti i lindjes

Kulture
Disa shënime mbi traditën moderne greke

Disa shënime mbi traditën moderne greke

Fjala+
DUKE FOLUR ME NJË MJELLMË

DUKE FOLUR ME NJË MJELLMË

Fjala+
Politika dhe gjuha angleze

Politika dhe gjuha angleze

Analiza
MOS U DORËZO KURRË

MOS U DORËZO KURRË

Poezi
Kalo në kategori