Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, këtë të enjte ka pranuar një letër nga 12 kongresmenë me anë të së cilës i bëhet thirrje që çështja e vëllezërve Bytyqi dhe rasti i tash deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi të futet në agjendën e tij.
Kjo u bë e ditur nga vet Vasfije Krasniqi me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook.
Ajo tha se ndjehet mirë që 12 anëtarë të Kongresit Amerikan u bashkuan në letrën drejtuar Biden për përmbushjen e zotimit të tij në mënyrë që të sjellë drejtësi për viktimat e krimeve të luftës në Kosovë.
Në letrën dërguar Biden thuhet se deri më sot, liderët politikë serbë kanë dështuar vazhdimisht në përmbushjen e premtimeve që u kanë bërë zyrtarëve amerikanë dhe nuk ka pasur asnjë hetim serioz në lidhje me këtë çështje.
“Në mars 2020, Raportuesja Speciale e Kombeve të Bashkuara për Vrasjet Jashtëgjyqësore, Agnes Callamard, konfirmoi se Serbia është e detyruar në bazë të ligjit ndërkombëtar humanitar të hetojë zyrtarët aktualë ose ish-zyrtarë për vrasjen e Vëllezërve Bytyqi, duke përfshirë edhe ata brenda zinxhirit mbikëqyrës të komandës”, thuhet në letrën e kongresistëve.
Tutje, në këtë letër drejtuar Biden kongresistët i kanë dhënë detaje rreth vrasjes së vëllezërve Bytyqi dhe i kërkuan Biden që të kërkojë përgjigje nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe të kërkojë hetim të plotë në lidhje me këtë rast, duke përfshirë edhe ata brenda zinxhirit komandues.
“Ne ju bëjmë thirrje që të përmbushni zotimin tuaj për të kërkuar përgjigje nga presidenti Vuciq dhe të kërkoni një hetim të plotë të këtij rasti, duke përfshirë edhe ata brenda zinxhirit komandues. Më në fund, pas më shumë se dy dekadash, familja e tyre duhet të dënohet me mbylljen që meritojnë”, thuhet në letrën e kongresistëve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Çfarë na bën ajri i ndotur?
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025