Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj sot ka vizituar Bashkinë e Lezhës, Memorialin e Skënderbeut dhe Muzeun Etnografik.
Haradinaj gjatë kësaj vizite ka qenë i shoqëruar nga kryetarët e komunave, Zenun Elezaj, Smajl Latifi, Bashkim Ramosaj dhe Bali Muharremaj, bashkëpunëtorët Shemsedin Dreshaj dhe Lahi Brahimaj dhe të tjerë.
Kreu i AAK-së tha se Lezha qyteti i kryeheroit Gjergj Kastrioti Skenderbeu, përfaqëson vlera të lashta kulturore e historike.
Me këtë rast Haradinaj ndau medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për Bashkinë e Lezhës, me motivacionin për bashkëpunim.
“Krenar që jemi shqiptarë. Gjithmonë kënaqësi të jem në Lezhë, njërin ndër qytetet më të vjetra gjithandej hapësirës shqiptare, qytet ky që përfaqëson vlera të lashta kulturore e historike, qytetin e kryeheroit Gjergj Kastrioti Skenderbeu.
Me bashkëpunëtorët, u mirëpritëm nga kreu i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, që njihet për afërsinë e tij me proceset në të cilat ka kaluar Kosova, gjatë Luftës Çlirimtare e pas saj.
Kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për Bashkinë e Lezhës, me motivacionin për bashkëpunim.
Gjergj Kastrioti Skenderbeu, kryehero i shqiptarëve, luftëtar e gjeneral, shëmbëlltyrë kombëtare në të gjitha zhvillimet historike, ishte varrosur pikërisht në Lezhë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
“Në kuadër të Memorialit të Skenderbeut, me bashkëpunëtorë vizituam edhe vendvarrimin e tij, njërin prej monumenteve më të rëndësishëm për historinë e shqiptarëve. Bëmë homazhe dhe reflektuam për njëzetepesë betejat e tij kryesore që simbolizohen përmes mburojave prej bronzi, beteja të cilat mbetën të skalitura në historinë botërore”.
“Secila vizitë në Lezhë, ofron udhëtim nëpër histori, kulturë të pastër dhe atmosferën mikëpritëse tradicionale shqiptare. Muzeu etnografik i Lezhës, që po ashtu kishim rastin ta vizitojmë, me të vërtetë shpërfaq kulturën dhe traditat e këtij qytetit të vjetër. Aty hasëm në larmi të madhe të vlerave kulturore, kostumografisë, artizanatit dhe enëve të punuara më dorë. Lezha, qytet që i rezistoi kohës, na nderon të gjithëve”, përfundoi ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre
Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen
Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse
Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'