LAJMI I FUNDIT:

“Motra ime jeton nëpër filma, dashuron pa kushte”, Alban Ramosaj komenton raportin e Beatrix me Donaldin

“Motra ime jeton nëpër filma, dashuron pa kushte”, Alban Ramosaj komenton raportin e Beatrix me Donaldin

Artisti i njohur, Alban Ramosaj, po vazhdon të jetë shumë i përfshirë në rrjete sociale e po ashtu edhe shumë aktiv me projekte muzikore.

Ai së fundmi ka dhënë një intervistë për “Pardon My French”, teksa ka folur për të rejat në karrierë e jetë personale.

Përveç kësaj, ai ka biseduar edhe për pjesëmarrjen e të motrës Beatrix Ramosaj në Big Brother VIP, duke qenë se janë shumë të afërt me njëri-tjetrin.


Alban Ramosaj (Foto: Screenshot/YouTube)

I pyetur se si e komenton pjesëmarrjen e Beatrix në BBV, Ramosaj u përgjigj: “Kisha mendime të ndryshme, por në fund thashë, pse jo?! Unë e njoh më mirë se kushdo Trixën, është njeriu më pozitiv dhe i sjellshëm. Ajo ka atribute që shumë femra duhet ta marrin shembull, pavarësisht se këto kohë është interpretuar ndryshe… Trixa është futur me një qëllim, të krijojë kujtime të bukura, të jetojë siç ka qejf, pa asnjë lloj djallëzie… Është një njeri që jeton poetikisht dhe dëshiron të krijojë momente”.

Fisnik Syla në përkrahje të Donaldit dhe Beatrix: Dëgjoni vetëm zemrën tuaj, të tjerët të flasin kot e kanë
Lexo po ashtu Fisnik Syla në përkrahje të Donaldit dhe Beatrix: Dëgjoni vetëm zemrën tuaj, të tjerët të flasin kot e kanë

Në qendër të vëmendjes së medias kohët e fundit ka qenë edhe raporti shumë i afërt i Trixës me Donald Veshaj.

Një marrëdhënie shumë e përfolur, që u komentua edhe nga vëllai i saj duke shtuar: “Ka qenë pak shqetësuese, por kur rri mendoj, kuptoj që nuk kanë idenë çfarë po flasin. Nuk na prek sepse ne e dimë se kush është Beatrix, e vërteta gjithmonë del. Nuk kemi asnjë lloj shqetësimi, shqetësimi i vetëm është që më ka marrë malli… Unë jam shumë i lumtur”.

“Ajo gjithmonë ka patur problem të gjejë dikë që ta dashurojë dhe ta dojë. Është shumë e mirë pa pikë djallëzie. Ajo motra ime jeton nëpër filma, dashuron pa kushte, lum ai që do mund ta bëjë për vete… Donaldin nuk e kam takuar asnjëherë, as nuk kam shkëmbyer asnjë fjalë të vetme me të”, vazhdon më tej ai. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Diana reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK, falënderon publikun ndërsa nuk e përmend fare Arionin!

Diana reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK, falënderon publikun ndërsa nuk e përmend fare Arionin!

Magazina
Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Magazina
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Magazina
Rita Ora shkëlqen me paraqitjen në imazhet e fundit, ndërsa vazhdon të promovojë brendin e saj të produkteve për flokë

Rita Ora shkëlqen me paraqitjen në imazhet e fundit, ndërsa vazhdon të promovojë brendin e saj të produkteve për flokë

Magazina
Kalo në kategori