LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, javën e kaluar është zvogëluar numri i rasteve të reja dhe vdekjeve nga COVID-19

Maqedoni, javën e kaluar është zvogëluar numri i rasteve të reja dhe vdekjeve nga COVID-19

Instituti për Shëndet Publik njofton se nga 29 nëntori deri më 5 dhjetor janë testuar gjithsej 16.948 materiale në laboratore për të vërtetuar praninë e SARS-CoV-2, që është për 9.8% më pak e java e kaluar.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 2.275 raste të reja në 35 qytete që është për 17.3% më pak se java e kaluar.

Pjesa më e madhe e rasteve të reja janë në Shkup, ndërsa janë regjistruar persona nga të gjitha grupmoshat. Më së shumti janë infektuar personat mbi 60 vjet me 22.9%, ndërsa te fëmijët është 4%. Vërehet zvogëlim të rasteve te të gjitha moshat, ndërsa sa i përket gjinisë, 53.4% janë gra dhe 46.6% janë burra.


Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 2.540 persona dhe janë regjistruar 40 raste të riinfektimit, që është për 9.1% më pak se java e kaluar.

Po ashtu nga 29 shtatori deri më 5 dhjetor ka pasur 68 raste të vdekjeve në 18 qytete që është për 30.6% më pak se java e kaluar./Telegrafi/