Gjasat janë të vogla të ndodh një takim këtë muaj në kuadër të dialogut në mes kryeministri Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq.
Kështu u shpreh përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i cili shprehi skepticizëm për në takim të ardhshëm.
Borrell ka thënë se s’ka parë gatishmëri nga palët për një takim të ardhshëm.
“Ne gjithmonë organizojmë takime dhe mblidhemi kur është e përshtatshme. S’kemi njoftuar ende. E kemi bërë të qartë që pas dy takimeve sivjet, parakusht është gatishmëria e të dyja palëve të pajtohen për rezultate konkrete. Do të ishte e pakuptimtë të mbajmë takim nëse kushte s’përmbushen e të takohemi prapë për asgjë. Në bazë të informatave që kam marrë edhe nga emisari i posaçëm dhe nga puna e tij e palodhshme, s’ka gatishmëri në këtë pikë. Por ende s’ka përfunduar dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi që të kemi takime të tilla”, ka thënë ai.
Ai ka shtuar se Kosova dhe Serbia kanë shumë punë për të bërë, dhe se status quo nuk është i mirë për asnjërin vend.
“Është kurciale që edhe Kosova dhe Serbia të heqin barrikadat dhe të vazhdojnë rrugën e tyre drejt integrimit në BE”, ka thënë Borrell.
Kryeministri shtoi se Kosova mbetet e përkushtuar në dialogun me Serbinë.
“Qeveria e Kosovës mbetet plotësisht e përkushtuar në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë me përkushtim të fortë për të arritur një marrëveshje ligjore që në qendër ka njohjen e ndërsjellët dhe normalizimin e raporteve mes dy vendeve tona”, tha Kurti.
Ai shtoi se do të marrë pjesë, në rast se ftohet një takim i nivelit të lartë për dialogun nga përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell.
“Brukseli për ne është kryeqytet i rëndësishëm i progresit por edhe i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve. Për qeverinë tonë e cila është qeveria më demokratike dhe pro BE, BE-ja është projekti më i rëndësishëm i paqes dhe prosperitetit në botë. Nëse lehtësuesi i dialogut e sheh të arsyeshme të thërret takim dhe të më ftoj natyrisht se do të do të shkojë”, tha Kurti. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksident i rëndë në Suharekë, dy të vdekur
Regjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?
Një muaj paraburgim ndaj boshnjakut që dyshohet për krime lufte kundër shqiptarëve në Gjakovë
LDK u vendos “vija të kuqe” të gjitha partive politike për koalicione parazgjedhore
Dobësimi i Euros në Shqipëri shtrenjton paketat turistike
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur