LAJMI I FUNDIT:

Zaev për hyrjen e Alternativës në qeveri: Kemi shumicë stabile

Zaev për hyrjen e Alternativës në qeveri: Kemi shumicë stabile

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, dje realizoi takim me liderët e partive nga koalicioni qeveritar në të cilin i njoftoi me arritjen e marrëveshjes me Alternativën, e cila është bërë pjesë e pushtetit ekzekutiv.

Kryeministri Zaev i njoftoi liderët e koalicionit me detajet nga marrëveshja me Alternativën, si dhe me përmbajtjen e dokumentit Parimet bazë për përmirësimin e programit të punës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili duhet të precizohet dhe të sqarohet me qëllim që të bëhet pjesë përbërëse e programit të ri qeveritar.

Zaev në takim me partnerët e koalicionit ka thënë se “në këto momente kur më me rëndësi është funksionimi i institucioneve me kapacitet të plotë, marrëveshja e arritur është garanci se kemi shumicë e cila do të punojë në zgjidhjen e sfidave serioze aktuale siç janë sigurimi i vazhdimësisë dhe epilog i suksesshëm i procesit për fillimin e bisedimeve me BE-në, gjegjësisht gjetja e zgjidhjes me Republikën e Bullgarisë, më tej, ballafaqimi me pandeminë me KOVID-19 dhe kriza globale energjetike”.


Kryetari i Qeverisë Zaev informoi edhe për pjesën e marrëveshjes me të cilën Alternativa ndërmerr përgjegjësi për aktivitetet në disa ministri, institucione, njësi ose bordet rajonale në përputhje me parimet e paracaktuara për arritjen e marrëveshjes së zgjerimit të shumicës.

“I gjithë procesi i ruajtjes së stabilitetit të pushtetit qendror në Maqedoninë e Veriut do të vazhdojë të sigurohet në frymën e demokracisë dhe për qëllimet strategjike të vendit, por edhe sepse qytetarët nuk kanë nevojë për zgjedhje të jashtëzakonshme apo të parakohshme parlamentare, por për një periudhë stabile, për realizimin e prioriteteve nga programi qeveritar”, theksoi në takim kryeministri Zaev./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
​KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'

​KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'

Lajme
Kalo në kategori