LAJMI I FUNDIT:

Tomori: Është koha që Milani ta mposhtë Liverpoolin

Tomori: Është koha që Milani ta mposhtë Liverpoolin
(Foto: Instagram/fikayotomori)

Mbrojtësi i Milanit, Fikayo Tomori, ka thënë se është koha që skuadra e tij ta mposhtë Liverpoolin dhe ka thënë se Rossonerët do të japin maksimumin që të kualifikohen në të tetën e finales në Ligën e Kampionëve.

Të martën mbrëma ekipi italian zhvillon ndeshjen vendimtare në garën më të madhe evropiane për klube në San Siro.


Milani duhet të fitojë ndaj Redsave dhe të presë rezultatin në ndeshjen tjetër ndërmjet Portos dhe Atletico Madridi, me shpresën që të përfundojë baras ose të fitojë skuadra spanjolle.

(Foto: Instagram/fikayotomori)

“Do të jetë një ndeshe intensive, një stadium i gatshëm për të na mbështetur, e dimë se do të jetë një sfidë e rëndësishme”.

“E respektojmë Liverpoolin, e kemi parë se si luajnë në vitet e fundit. Është një skuadër agresive që rëndom rrezikon dhe ka posedim të shkëlqyer të topit. Ata shënojnë shumë, prandaj e dimë se do të jetë vështirë, por duhet të tregojmë personalitet dhe të dëshmojmë se duam të fitojmë”.

“Nëse fitojmë, kemi një shans për t’u kualifikuar. Ishim paksa të pafat në ndeshjen e parë, sa i përket rezultatit, sepse luajtëm mirë. Mirëpo, na mungoi rezultati dhe tash mund të kualifikohemi, ndërsa duhet të hyjmë në fushë duke e besuar këtë”, ka deklaruar Tomori për Sky Sport Italia. /Telegrafi/