LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë ditë pas vrasjes së trefishtë në Deçan, familjarët e shoferit e kanë brengë të dinë nga kush erdhi vrasja

Dhjetë ditë pas vrasjes së trefishtë në Deçan, familjarët e shoferit e kanë brengë të dinë nga kush erdhi vrasja

Dy nxënës dhe shoferi i autobusit u vranë në Gllogjan të Deçanit me 26 nëntor.

Dhjetë ditë pas kësaj ngjarje tragjike nuk ka asnjë të arrestuar.


Zbardhjen e rastit po e kërkojnë familjarët e Gani Gjokajt, shoferit të vrarë dhjetë ditë më parë.

Ata thonë se ende janë në pritje të ndonjë informacioni për rastin.

“Familja, brengën kryesore e ka zbulimin e rastit. Nga kush erdhi? Pyetja që çdo ditë bëjmë ne familjarët, vëllezërit, nëna e baba, pse dhe nga kush erdhi vrasja? Ta dimë arsyen. Nëse do t’i kishim pasur dikujt borxh ka pasur alternative tjera. Kjo për momentin është brenga më e madhe”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Fatmir Gjokaj-familjar i shoferit të vrarë.

Gjokaj thotë se familja nuk është e kënaqur me institucionet shtetërore pasi sipas tij deri më tani së paku është dashur të ketë një pistë hetimi.

“ Kemi hyrë në ditën e 11-të dhe nuk ka asnjë pistë hetimi. Nuk e kemi asnjë informatë të vetme që tregon se është duke u bërë një pistë hetimi apo që ka të dyshuar. Shpresojmë se një ditë e vërteta do të dalë në dritë”, deklaroi tutje Gjokaj, përcjell Telegrafi.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se sasia e informacioneve për vrasjen e trefishtë në Gllogjan të Deçanit është duke u shtuar.

“Sasia e informacionit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan të Deçanit është duke u shtuar, meqenëse hetuesit më të mirë tanë janë të përfshirë atje. Mirëpo kur të kenë diçka konkrete sa i përket të pandehurit ose të pandehurve që e kryen këtë vrasje të trefishtë mizore, ne natyrisht që do t’iu njoftojmë me kohë”, tha ai.

Nga Prokuroria e Pejës kanë thënë se hetimet janë duke vazhduar dhe se në këtë moment nuk mund të japin informacione tjera.

Qeveria ka ofruar shpërblim në vlerë 20 mijë euro, për këdo që jep informacione që dërgojnë në arrestimin e autorëve të krimit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Lajme
Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori