LAJMI I FUNDIT:

Dyshime për shëndetin, Biden: Zëri im i ngjirur është vetëm nga ftohja

Dyshime për shëndetin, Biden: Zëri im i ngjirur është vetëm nga ftohja

Presidenti amerikan, Joe Biden tha të premten se zërin e kishte të ngjirur si “pasojë e një ftohjeje” pas kontaktit me nipin dhe shtoi se ai po testohet çdo ditë për COVID-19.

Të premten, ai mbajti një fjalim për ekonominë me një zë të ngjirur dhe me disa periudha kollitjeje, duke nxitur një gazetar ta pyeste për shëndetin e tij.

“Jam mirë. Bëjmë çdo ditë testime për coronavirus. Këtë e kam marrë nga nipi im një vjeç e gjysmë që i pëlqen t’i jap puthje gjyshit. Është thjesht një ftohje”, shtoi ai.


Presidenti amerikan e kaloi fundjavën e kaluar me familjen kur në Amerikë u festua Dita e Falënderimeve, raporton cnn.

Shëndeti i Bidenit, duke qenë se ai është presidenti më i vjetër i zgjedhur ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara (79), tërheq vëmendje të veçantë.

Dy javë më parë ai iu nënshtrua një ekzaminimi sistematik, rezultatet e të cilit u publikuan nga Shtëpia e Bardhë gjersa mjeku arriti në përfundimin se ai ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Shtetet e Bashkuara kanë frikë nga një rritje e numrit të rasteve me coronavirus me ardhjen e dimrit dhe përhapjen e një varianti të ri të Omicron. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Nuk është aq i rëndësishëm sa për të qenë pjesë e takimeve", Trump vazhdon ta godasë Zelenskyn

Botë
Mblidhen krerët e vendeve arabe - njëzëri kundërshtojnë planin e Trumpit për Gazën

Mblidhen krerët e vendeve arabe - njëzëri kundërshtojnë planin e Trumpit për Gazën

Azia
Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime 'sekrete' për Ukrainën në Zvicër

Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime 'sekrete' për Ukrainën në Zvicër

Botë
Takimi midis Zelenskyt dhe të dërguarit të SHBA-së për luftën - mësohen detaje

Takimi midis Zelenskyt dhe të dërguarit të SHBA-së për luftën - mësohen detaje

Botë
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Kalo në kategori