LAJMI I FUNDIT:

Bajqinovci i quan të pavërteta raportimet rreth ngjyrosjes së autoblindave të FSK-së

Bajqinovci i quan të pavërteta raportimet rreth ngjyrosjes së autoblindave të FSK-së

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka thënë se janë të pavërteta raportimet se janë dhënë pajisje ushtarake për Policinë e Kosovës gjatë ndërhyrjes në veri.

Bajqinovci po ashtu ka pohuar se nuk ka as notë proteste për FSK-në, transmeton Telegrafi.


“Nuk ka vendim e as dhënie në shfrytëzim të pajisjeve ushtarake për policinë e Kosovës gjatë ndërhyrjes në veri. Nuk ka notë proteste për FSK-në. Nuk ka asgjë të vërtetë rreth kësaj pune”, ka thënë ai.

Ndryshe, edhe kryetari i Komisionit Parlamentar për Siguri, Bekë Berisha, i ka quajtur të pavërteta dhe trillime raportimet për ngjyrosje të autoblindave të FSK-së dhe përdorimin e tyre nga Policia e Kosovës.

“Ne aspirojmë NATO-n, s’ka nevojë pasi kemi blinda të Policisë së Kosovës boll dhe ajo është e zonja t’i menaxhojë këto situata. Këto janë disa trillime të panevojshme… Gjithë herë kur marrim kontingjent armatim ose diçka vjen ajo si vërejtje ose letër. Nuk ka notë proteste apo diplomatike në kundërshtim me diçka. Ajo është përpara aty dhe pastaj është lulëzu nga disa medie”, theksoi Berisha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori