LAJMI I FUNDIT:

Gjermania vendos masa kufizuese për personat e pavaksinuar kundër COVID-19

Gjermania vendos masa kufizuese për personat e pavaksinuar kundër COVID-19

Gjermania ka vendosur të forcojë masat kufizuese për personat të cilët nuk janë vaksinuar kundër COVID-19.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, njerëzit e pavaksinuar nuk do të jenë në gjendje të hyjnë në dyqane jo thelbësore, restorante, vende kulturore apo argëtimi, njoftoi të enjten kancelarja në largim Angela Merkel.


Masat e reja u ndërmorën pas një takimi midis Merkelit dhe kancelarit të ardhshëm Olaf Scholz dhe liderëve të 16 landeve të vendit.

Ata gjithashtu e kanë konfirmuar se një projektligj për vaksinimin e detyrueshëm, të cilin Scholz e mbështet, do t’i paraqitet parlamentit për hyrje në fuqi në muajin shkurt ose mars.

Ndryshe, Gjermania ka raportuar të enjten 73 mijë raste të reja si dhe 388 viktima.

Pak më pak se 70 për qind e popullsisë së Gjermanisë është e vaksinuar kundër coronavirusit – më pak se disa vende përfshirë Francën dhe Britaninë e Madhe.

Masat e sapo shpallura nga Gjermania janë një “akt i solidaritetit kombëtar” për të “ulur shkallën e infeksionit dhe për të hequr presionin nga sistemi ynë shëndetësor”, thotë Merkel. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte

Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte "seks të panatyrshëm", gjykatësi: Nuk është krim në martesë

Azia
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori