LAJMI I FUNDIT:

Rahoveci triumfon ndaj Sigal Prishtinës

Rahoveci triumfon ndaj Sigal Prishtinës
(Foto: basketbolli.com/Shqipron Berisha)

Rahoveci ka shënuar fitore ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 93-76 (26:24, 21:14, 19:15, 27:23), në kuadër të javës së 12-të të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.

Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë dhe gjatë gjithë çerekut të parë, herë njëra skuadër kalonte në epërsi dhe herë tjetra, pa arritur të shkëputeshin në rezultat, ndërsa kjo pjesë përfundon me rezultat 26:24.


Në periudhën e dytë më të mirë ishin vendasit, që ishin në epërsi konstante, kurse në fund të pjesës së parë arritën epërsinë më të lartë 47-36, kurse pjesa e parë përfundon me rezultat 47:38.

Vendasit për një nuancë ishin më të mira edhe në periodën e tretë, duke mos lënë prishtinasit të afroheshin në rezultat, kurse epërsinë më të lartë e arritën në 16 pikë, 63:47, ndërsa shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 66:53.

Vreshtarët menaxhuan lojën në dhjetë minutat e fundit, duke shënuar fitore me rezultat 93-76.

Te Rahoveci u dallua Milik Yarbough me 20 pikë e tetë kërcime, kurse te Sigal Prishtina u dallua Jan Palokaj me 18 pikë.

Rahoveci ka tri fitore dhe nëntë humbje, kurse Sigal Prishtina ka gjashtë fitore dhe gjashtë humbje.

Në trend Sport

Më shumë

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Kalo në kategori