OBRM-PDUKM: Qeveria të sigurojë 250 milionë euro për subvencionimin e energjisë elektrike
Është më se e qartë se kriza energjetike do të zgjasë më shumë se 30 ditë dhe se do të duhet të zgjatet në përputhje me ligjin, tha në konferencën e sotme për media në Kuvend, deputet nga OBRM-PDUKM, Vllado Misajlovski.
Grupi i tij parlamentar kërkon që të mbahet seanca e Kuvendit për zgjatjen e krizës energjetike.
“Ne si grup parlamentar me prezencën tonë do të ndihmojmë në sigurimin e kuorumit për të”, tha Misajlovski, i cili përkujtoi se situata e krizës e miratuar më 9 nëntor me kohëzgjatje prej 30 ditësh, duhet të përfundojë më 8 dhjetor.
Deputeti i OBRM-PDUKM-së tha se Qeveria po përballet pa sukses me krizën dhe në emër të grupit parlamentar vendosi dy kushte për vetë seancën.
“Së pari kërkojmë që të sigurohen 250 milionë euro për subvencionimin e energjisë elektrike të qytetarëve dhe kompanive për të parandaluar goditjen shtesë të çmimeve dhe inflacionin.
Së dyti, kërkojmë që të sigurohen para për të gjitha komunat që nga fillimi deri në fund të krizës energjetike u përballën me ndërprerje të kontratave nga furnitorët, pra të mbulojnë diferencën ndërmjet kontratës së lidhur fillimisht dhe çmimit aktual të energjisë elektrike. Këto mjete duhet të sigurohen nga Qeveria dhe në këtë mënyrë të ndihmohen kompanitë dhe qytetarët”, tha Misajlovski, duke paralajmëruar se gjendja është jashtëzakonisht e rëndë dhe nuk duhet lejuar që kriza energjetike të rrezikojë edhe më shumë standardin e qytetarëve./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
I kthehet masa e suspendimit hetuesit policor
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
“Vijat e kuqe” pushtet-opozitë, të vërteta apo kalkulime për vota?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles