LAJMI I FUNDIT:

Greqia do t’i gjobit me nga 100 euro personat mbi 60-vjeç që refuzojnë të vaksinohen kundër coronavirusit

Greqia do t’i gjobit me nga 100 euro personat mbi 60-vjeç që refuzojnë të vaksinohen kundër coronavirusit

Banorët në Greqi mbi moshën 60 vjeç do të gjobiten me 100 euro në muaj nëse nuk do të vaksinohen kundër coronavirusit.

Masa u njoftua në përgjigje të rritjes së rasteve dhe shfaqjes së variantit Omicron. Ai do të hyjë në fuqi më 16 janar gjersa gjoba do të zbatohet në faturat e tyre tatimore, tha kryeministri Kyriakos Mitsotakis.


“Varianti i ri Omicron është një shqetësim për ne dhe kjo do të thotë se ne duhet të jemi vigjilentë”, tha Mitsotakis.

“Fatkeqësisht, nga 580 mijë të pavaksinuar të bashkëqytetarëve tanë mbi 60 vjeç, vetëm 60 mijë kanë vendosur të vaksinohen”, tha ai. “Por janë kryesisht personat mbi 60 vjeç që kërkojnë trajtim spitalor dhe fatkeqësisht humbin jetën. Këto vdekje janë të panevojshme”, shtoi kryeministri grek.

Numri i vdekjeve në Greqi tejkaloi 18 mijë këtë javë me infeksione të konfirmuara në nivele rekord, pasi afërsisht një e katërta e popullsisë së rritur të vendit mbetet e pavaksinuar, raporton euronews.

Vaksinimi i detyrueshëm u prezantua gjatë verës për punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe zjarrfikësit, ku ata që nuk pranonin të vaksinoheshin, pezulloheshin nga puna për një kohë të pacaktuar pa pagesë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Izraeli ndërton 'kube kibernetike' për t'u mbrojtur nga hakerët iranian

Izraeli ndërton 'kube kibernetike' për t'u mbrojtur nga hakerët iranian

Azia
Kalo në kategori