Viti 2021 nuk ka qenë i lehtë për shumë njerëz në botë.
Megjithatë, për ne që punojmë në fushën e artit bashkëkohor, gjetja e mënyrave për të realizuar dhe ndarë punën tonë me publikun është kthyer në një formë rikuperimi dhe mbijetese.
Jemi të lumtur të ndajmë me juve filmin dokumentar i cili na kthen pas në punën tonë të madhe që e kemi bërë gjatë verës, e që e ka bërë të mundur edicionin Çka nëse një rrugëtim… Ne gjithashtu dëshirojmë t’ju njoftojmë me krenari se Autostrada Biennale do të vazhdojë të punojë me Övül Ö. Durmuşoğlu dhe Joanna Warsza si bashkë-kuratore të edicionit të 4-të i cili do të mbahet në vitin 2023.
Ne do të vazhdojmë ta ndërtojmë rrugën që kemi nisur bashkërisht. Edicioni i 3-të i Autostrada Biennale Çka nëse një rrugëtim…u mbajt me sukses në Prizren, Prishtinë dhe Pejë gjatë verës së vitit 2021. Ekspozita ishte e thurur rreth ndërveprimit midis një mikpritësi dhe një mysafiri – domethënë veprat e artit u realizuan kryesisht në vend nga bashkimi i forcave të brendshme dhe të jashtme të imagjinatës artistike, ekspertizës, njohurive dhe kërkimeve lokale, në vend që të transportohen nga jashtë. Ata i krijuan komunitetet e tyre brenda dhe përreth. Ne organizuam shumë biseda emocionuese dhe të vazhdueshme që mblodhën së bashku artistë, aktivistë, krijues, punonjës të kulturës, studiues vendas dhe ndërkombëtarë.
Ajo që e arritëm në këtë rrugëtim intensiv dhe të këndshëm e kemi përmbledhur në filmin dokumentar të ndarë më poshtë:
“Ne jemi shumë të kënaqur që po vazhdojmë të punojmë së bashku me Övül Ö. Durmuşoğlu dhe Joanna Warsza, pasi që e konsiderojmë shumë të rëndësishme vazhdimin e projekteve të hapura për të bërë hulumtime më të thella, në mënyrë që të kemi ndikim më të madh në shoqëri”.
Vatra Abrashi, Baris Karamuço dhe Leutrim Fishekqiu, bashkëthemelues të Autostrada Biennale.
“Rrugët tona u kryqëzuan me ekipin punëtor, të përkushtuar dhe bujar të Autostrada Biennale në kohën e duhur. Ne jemi mëse të lumtur që po e vazhdojmë këtë rrugëtim së bashku, për të parë se në cilat horizonte të reja ky rrugëtim do të na dërgoj.”– Övül Ö. Durmuşoğlu dhe Joanna Warsza, kuratore.
Edicioni i tretë i Autostrada Biennale është bërë e mundur me mbështetjen bujare dhe partneritetin e Zyra Zvicrane për Bashkëpunim ne Kosovë, Komuna e Prishtinës, European Cultural Foundation, Foundation of Art Initiatives, Komuna e Prizrenit, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Manifesta 14 Prishtina, United Nations Kosovo Team, UNDP, KFOS, Raiffeisen Bank, Goethe Zentrum Prishtina, SAHA.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje
Egli i përjeton rëndë fjalët e Xhenetës, heq dorë nga raporti me Gjestin
Eglit dhe Gjestit iu transmetohen pamjet e intervistës së Xhenetës gjatë spektaklit të së martës
Banorët e BBVA 4 më në fund takojnë kafshët e tyre - vrapojnë me shpejtësi për t'i përqafuar
Iu referua Gjestit si "djaloshi kosovar", Egla Ceno reagon në rrjetet sociale: Të jesh kosovar është krenari, kush mendon ndryshe është qelbësirë
G Bani flet në studio pas përjashtimit: Nuk e sulmoi një shqiptar i Shqipërisë një të Kosovës - unë vet kam prejardhje të largët nga Gjakova
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re