Ruskovska për autobusin e aksidentuar: Nafta është shumë e vështirë për t’u ndezur, ka mundësi të ketë pasur shumë shkëndija pas goditjes
Prokuroria Themelore Publike Shkupi është duke zhvilluar procedurë para-hetimore, por nuk po hetohen arsyet e aksidentit të autobusit në Bullgari, por aspekte të tjera. Edhe mua më intereson kjo. 135 herë ai autobus vetëm këtë vit ka dalë jashtë vendit pa licencë për transport ndërkombëtar. Të presim të mbahet seanca paraprake dhe nëse ka prova do ta marrim rastin”, tha kryetarja e Prokurorisë Speciale për Prokurorinë e Krimit të Organizuar dhe Korrupsion, Vilma Ruskovska.
Ajo theksoi se ka mundësi që rasti i hetimit të djegies së autobusit në të cilin humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë, të vazhdojë edhe në Maqedoni.
“Nuk janë gati të gjitha ekspertizat dhe analizat e kolegëve nga Bullgaria. Nafta është vërtet e vështirë për t’u ndezur. Por është e mundur që të ketë pasur shumë shkëndija, autobusi ka goditur djathtas, pastaj majtas dhe përsëri në trotuarin e djathtë dhe ka mundësi të ketë pasur shumë shkëndija”, thotë Ruskovska.
Ruskovska theksoi se Prokuroria ka bashkëpunim vërtet të mirë me kolegët bullgarë.
“Një nga arsyet pse prokurori publik më çoi në Bullgari është se kam pasur bashkëpunim të mirë paraprak me kolegët e mi bullgarë”, tha Ruskovska./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
KFOR: Nuk ishim të përfshirë në aksionin e djeshëm në veri
Musliu: Koncepti se partia që humb zgjedhjet në kampin shqiptarë mund të bëhet pjesë e qeverisë nuk do të jetë në funksionim afatgjatë
Përfundojnë rreth 70 për qind e punimeve për hekurudhën Tiranë-Durrës
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251