LAJMI I FUNDIT:

Motori nxirrte flakë, pilotit iu bllokuan pamjet – momenti kur aeroplani ‘përplaset’ me një tufë çafkash, derisa po zbriste në një pistë në Itali

Motori nxirrte flakë, pilotit iu bllokuan pamjet – momenti kur aeroplani ‘përplaset’ me një tufë çafkash, derisa po zbriste në një pistë në Itali

Në disa pamje të publikuara thuhet se tregohet momenti kur një aeroplan i Ryanair goditi një tufë çafkash teksa u ul në Bolonjë të Italisë.

Si pasojë, njëri prej motorëve të tij nxori flakë dhe aeroplani është parë i mbuluar me gjak dhe pupla.

Fluturimi i Ryanair u nis nga Londra Stansted më 24 nëntor dhe po i afrohej pistës në aeroportin Marconi të Bolonjës rreth orës 23:30 kur u përplas me zogjtë, përcjell Telegrafi.


Disa nga çafkat u përplasën në xhamin e përparmë të fluturakes, duke spërkatur gjak dhe pupla përgjatë hundës së aeroplanit dhe duke errësuar shikimin e pilotit, ndërsa të tjerët u “thithën” nga motori i tij i djathtë.

Kështu motori u dëmtua rëndë, duke bërë që flakët të dilnin nga poshtë krahut të djathtë.

Por për fat të mirë, pilotët arritën ta sillnin aeroplanin në tokë të sigurt dhe askush në bord nuk u lëndua.

Aeroplani ishte një Boeing 737-800 i Ryanair që operonte nga Londra Stansted në Bolonjë, sipas raporteve të mediave lokale.

Bolonja ndodhet në rajonin Emilia-Romagna në Italinë veriore, e cila është e njohur për lagunat, lumenjtë dhe ligatinat e pasura të saj, të cilat strehojnë një gamë të ndryshme të kafshëve të egra.

Një inspektim i aeroplanit në asfalt pas ngjarjes tronditëse zbuloi se tufa e çafkave jo vetëm që ishin “thithur” nga motori i djathtë – duke e dëmtuar rëndë atë – por se disa zogj kishin goditur edhe motorin e majtë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Izraeli 'përgatit përgjigjen' ndaj sulmit të Iranit ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të 7 tetorit

Izraeli 'përgatit përgjigjen' ndaj sulmit të Iranit ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të 7 tetorit

Azia
Netanyahu për sulmin e Iranit:

Netanyahu për sulmin e Iranit: "Asnjë vend tjetër në botë nuk do të pranonte një sulm të tillë dhe as Izraeli nuk do ta pranojë”

Azia

"Dragoi" ukrainas shkatërron tankun e ushtrisë ruse, publikohen pamjet

Evropa
Cili vend i BE-së ka më shumë njerëz që mësojnë shumë gjuhë?

Cili vend i BE-së ka më shumë njerëz që mësojnë shumë gjuhë?

Evropa
Ushtria izraelite publikon hartën me zonat që kërkon të evakuohen pasi në to do të përdoret

Ushtria izraelite publikon hartën me zonat që kërkon të evakuohen pasi në to do të përdoret "forcë e madhe"

Azia
Kalo në kategori