Gjykata Supreme rikthen masën e pezullimit për rastin e hidrocentralit në Brezovicë
Gjykata Supreme e Kosovës e ka rikthyer masën pezulluese mbi punën e hidrocentralit në Brezovicë, duke e prishur aktvendimin e Gjykatës së Apelit, kështu ka njofton Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe organizatës jo-qeveritare GAIA.
GLPS dhe GAIA thonë se, ndalja e punës së hidrocentralit ishte kundër interesit publik.
“Gjykata Supreme ka konstatuar se nuk mund të aprovohet si i drejtë dhe ligjor qëndrimi juridik i gjykatës së Apelit, pasi që nuk ka arritur t’i vlerësojë dhe peshojë të gjitha rrethanat që parashihen në nenin 22 të Ligjit për Konfliktet Administrative në mënyrë kumulative, si dhe ka konstatuar se arsyetimi i aktvendimit të Gjykatës së Apelit është i mangët dhe jo bindës mbi faktet vendimtare”, thuhet në njoftimin e organizatave.
“Sipas Gjykatës Supreme, paditësit kanë paraqitur prova bindëse se atyre do t’u shkaktohej dëm, se shtyrja e ekzekutimit të lejeve për hidrocentralin në Brezovicë nuk ishte kundër interesit publik dhe se kompanisë ndërtuese nuk do t’i shkaktohej ndonjë humbje të madhe”, vijon njoftimi.
GLPS dhe GAIA theksojnë se ky Aktgjykim është një fitore për qytetarët e Shtërpcës, sepse sipas tyre do të thotë që me pezullimin e lejes ujore, kompania ndërtuese nuk mund të aplikojë për leje mjedisore, lëshimi i të cilës është parakusht për të operuar hidrocentrali.
“GLPS dhe GAIA kanë dërguar padi vetëm kundër lejes ujore për hidrocentralin në Brezovicë, sepse është e vetmja që kanë pranuar deri më tani nga Ministria e Mjedisit, edhe pse që gati një vit kërkojnë lejet ujore për hidrocentralet tjera në Shtërpcë, pra hidrocentralet Sharri, Shtërpca dhe Viça. Shkeljet ligjore në këtë rast kanë qenë të mëdha dhe të shumta! E të cilat në gusht të këtij viti janë konfirmuar edhe nga publikimi i Raportit të Grupit Punues për Hidrocentrale – i përbërë kryesisht nga zyrtarë të Ministrisë – e i cili ka dëshmuar që të gjitha lejet e lëshuara për hidrocentrale në Kosovë në dekadën e fundit janë të kundërligjshme”, vijon reagimi.
GLPS thekson se lejet dhe aktet tjera të Ministrisë së Ambientit janë dhënë në shkelje flagrante të së drejtës kushtetuese të qytetarëve për të marrë pjesë në vendimet për mjedisin ku jetojnë.
“Kjo është shkelje serioze e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, dhe bazë për anulimin e të gjitha lejeve dhe akteve tjera. Pra, e gjithë procedura, që nga fillimi, ka qenë jotransparente, gjë që po e thotë edhe vetë Raporti i Ministrisë së Ambientit tani! Së dyti, duhet të theksohet se Hidrocentralet e kundërligjshme kanë degraduar rëndë mjedisin, florën, faunën, kanë çrregulluar ekosistemin, kanë shëmtuar peizazhin dikur shumë të bukur dhe krenar, kanë devijuar dhe penguar rrjedhën e lumit, ua kanë mohuar qytetarëve ujin e pijes dhe ujitjes, të cilët kanë qenë të varur nga ky ujë, sidomos bujqit vendor! Infrastruktura e hidrocentraleve është ndërtuar edhe në Parkun Kombëtar Sharri, edhe pse me ligj shprehimisht ndalohet çfarëdo ‘ndërtimi që rrezikon natyrën’ si dhe ndalohet “shfrytëzimi ekonomik i të mirave të natyrës aty”, njofton GLPS dhe GAIA.
Gjithashtu, organizatat shtojnë se e drejta për shfrytëzim të ujit është dhënë pa koncesion, apo pa partneritet publiko– privat, edhe pse kjo gjë obligohet me ligj në mënyrë që edhe shteti i Kosovës të përfitojë të hyra nga shfrytëzimi i ujit.
“Kundër ligjit, Ministria ka lëshuar leje ujore ku vetëm kompania private do të përfitonte – gjë e konfirmuar tashmë edhe nga Raporti i vetë Ministrisë. Pastaj, lejet janë lëshuar pa u bërë kurrfar studimi i prurjes së pranueshme ekologjike, pa instalim të pajisjeve matëse, pastaj raporti i VNM-së (vlerësimit të ndikimit në mjedis) ka qenë tejet i dobët dhe joreal, si dhe shumica e ndërtimeve janë bërë buzë lumit, në kundërshtim me ligjin. Të gjitha këto, si dhe shumë shkelje tjera ligjore, përbëjnë bazë për anulimin e tërësishëm të lejeve për Hidrocentralet në Shtërpcë! Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike – së bashku me GLPS dhe GAIA – është e përkushtuar dhe punon në këtë drejtim, për dhe në emër të qytetarëve në Shtërpcë dhe përtej. Ne nuk duhet të lejojmë më kurrë që për përfitime financiare të disa personave dhe kompanive private, të dëmtohet interesi publik i të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, përfundon reagimi.
GLPS dhe GAIA si paditëse në këtë rast, u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mbikëqyrin zbatimin e këtij vendimi, pra që të lajmërojnë Qendrën për Raste Gjyqësore Strategjike në rast se Hidrocentrali në Brezovicë vazhdon operimin pavarësisht vendimit të Gjykatës Supreme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës
Vlerësimin kreditor BB nga Fitch Ratings – Power tregon çka përfton Kosova
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale
Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'